GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Partizani është agresiv”/ Babajan: Kalimi në grupe, objektiv kryesor

17:39 - 23/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Partizani është agresiv”/ Babajan: Kalimi në grupe, objektiv kryesor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Astanës, Grigori Babajan, i ka idetë e qarta se për t’u kualifikuar përballë Partizanit, ekipi i tij duhet të krijojë një avantazh që në sfidën e parë në shtëpi.

Duke folur para mediave, një ditë para ndeshjes së vlefshme për turin play-off të Conference League, ai ka shpjeguar se transfertat e gjata europiane ishin një problem për skuadrën e tij, ndaj shpresonte që Astana të bënte një rezultat në ndeshjen e parë, që ta ndihmonte për kualifikimin ndaj të kuqve.

“Nesër është një nga ndeshjet më të rëndësishme, objektivi ynë kryesor është të arrijmë në grupet e këtij kompeticioni.

Është e qartë se kundërshtarët janë një skuadër europiane serioze, shumë agresive, të bie menjëherë në sy.

Por ne duhet ta vëmë gjithçka në pikëpyetje para startit të sfidës së nesërme, në mënyrë që të bëjmë një start të rehatshëm dhe që në ndeshjen e kthimit të ishte më e lehtë për ne.

Kjo është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh që kemi një udhëtim të gjatë para, që është një ngarkesë më shumë.

Është thelbësore dhe rëndësishme për ne që të bëjmë gjithçka nesër në mënyrë që të shkojmë në ndeshjen e dytë në kushte të mira.

Ndoshta nesër nuk do të jenë tribunat e mbushura plot, por unë shpresoj që ata tifozë të cilët do të vijnë në stadium, të na mbështetin dhe të jenë me ne deri në fund.

Aktualisht nuk po mendojmë për ndeshjen me Kairatin, për ne tani prioriteti është Liga e Konferencës. në duhet të sigurohemi që do përballojmë këto dy ndeshje në kushte optimale.

Është e vështirë të thuash se si do të luajmë ndaj Kairatit. Padyshim ata të cilët do të luajnë mbi 80 minuta nesër, do të jetë e vështirë që të përdoren në ndeshjen ndaj Kairatit, pasi ajo ndeshje do të jetë vetëm 3 apo 4 ditë më vonë.

Shorti ishte padyshim i vështirë, nëse shihni skuadrat me të cilët mund të ndesheshim, por në të njëjtën kohë, nëse nuk do të kishim shanse ndaj Dinamo Zagreb në transferte, atëherë në ndeshjen ndaj Ludogorets ne mund të kishim imponuar lojën tonë, për fat të keq, nuk ia dolëm.

Ne duhet të tregojmë të gjithë forcën tonë dhe të mundohemi ta zgjidhim çështjen e arritjes së grupeve në Ligën e Konferencës.

E vështirë të flasësh këtu për atë që do të ndodhë, nëse shihni ndeshjen e parë ndaj Dinamo Tbilisit, ne barazuam 1-1 në shtëpi dhe pastaj fituam në transfertë.

Është e vështirë të parashikosh në futboll, pasi askush nuk mund të të garantojë asgjë. Unë do të dëshiroja që të krijonim një avantazh të rehatshëm, por dhe nëse diçka nuk shkon siç duhet, ka gjithsesi një ndeshje kthimi.

Gjëja e rëndësishme është që të fitojmë pas rezultateve të të dy sfidave. Nuk kam probleme me lojtarët, jemi të përqendruar në punë tonë, në shkëputemi nga gjithçka tjetër.

Detyra jonë kryesorë është të dalim nesër në fushë dhe luajmë. Ka shumë informacione në media, por ne kemi një atmosferë të shkëlqyer në skuadër.

Fakti që ne nuk fituam disa ndeshje, nuk e ka prishur atmosferën në asnjë mënyrë dhe kjo është shumë e rëndësishme në dhomat e zhveshjeve. Nuk ka kuptim as të flasim për këtë gjë.

Dorëheqje nëse nuk kualifikohemi? Nuk dua të mendoj për një gjë të tillë. Për mua gjëja më e rëndësishme tani është të krijojmë një atmosferë psikologjike pozitive.

Djemtë kanë një ndeshje të rëndësishme nesër dhe ata e kuptojnë këtë. Dhe çështja e dorëheqjes nuk është trajtuar aspak, kjo është një pyetje për drejtuesit e klubit.

Nuk dua të flas më shumë për këtë temë, kemi folur mjaftueshëm për të. Të gjitha mendimet tona janë mbi ndeshjen e nesërme”, tha ndër të tjera trajneri i Astanas në konferencën për shtyp./PanoramaSport

Etiketa: AstanaAstana-PartizaniGrigori babajan

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Zjarr në afërsi të Nartës, dyshohet si i qëllimshëm

Merr flakë një sipërfaqe me bimësi në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com