GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kadastra, bomba plas në shtator

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kadastra, bomba plas në shtator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse regjistrimi apo çdo veprim tjetër më pasuritë e paluajshtshme është në kolaps total, qeveria dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës po mundohet të fshihen pas gishtit. Mesatarisht Kadastra pret mbi 1 mijë aplikime në ditë. Një burim konfidencial nga brenda Kadastrës tha se aktualisht janë me dhjetra mijë aplikime që nuk kanë marrë përgjigje.

Për të ulur fiktivisht stokun e aplikimeve dhe për të fshehur rënien totale të sistemit, Kadastra është duke kthyer përgjigje pa kuptim për aplikimet. Vizion plus publikoi këtë të enjte një rast, kur Kadastra i kthente përgjigje një aplikimi duke i kërkuar të postonte dokumenta shtesë pa specifikuar se çfarë. Por janë me mijëra raste të tilla në të gjithë Shqipërinë ose raste kur përgjigja vjen e ndryshme nga kërkesa për të cilën është bërë aplikimi.

Tre ditë më parë, Dallëndyshe Bici, shefja e Kadastrës ka zhvilluar një mbledhje me stafin, ku ka dhënë direktiva që të kthehen përgjigje qoftë edhe pa zgjidhur kërkesën e aplikimeve vetëm për të ulur fiktivisht numrin stok të aplikimeve.

Megjithatë, ajo që po ndodh tani është vetëm antipasta e krizës së Kadastrës. Situata pritet të përkeqësohet ndjeshëm gjatë muajit të ardhshëm, pasi njerëzit të kthehen nga pushimet dhe tregu të nisë operacionet masive me pasuritë e patundshme. Kjo pasi, vendimarrja për t’u hequr mundësinë qytetarëve që të shkojnë fizikisht pranë zyrave të Kadastrës dhe shpërndarja e aplikimeve nëpër rrethe e ka futur sistemin në një rrugë pa krye.

Shpërndarja e aplikimeve nëpër rrethe të ndryshme ka shtuar edhe më shumë hallkat dhe burokracitë për sa kohë sistemi nuk është tërësisht i dixhitalizuar. Nëse një aplikim nga Tirana shkon në Korçë, zyra e Korçës do detyrohet të kërkojë dosjen nga Tirana për të dhënë përgjigje. Ky lëmsh e ka futur të gjithë procesin në një rrugë pa zgjidhje, por bomba e vërtetë pritet të plasë në shtator. /Oligarkia.al/

Etiketa: Kadastraskandaloze

Lajme të lidhura

Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Para
RFEF në telashe, Rubiales po mediton dorëheqjen

RFEF në telashe, Rubiales po mediton dorëheqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestat studentore, duke shprehur mbështetjen e tij për...

Lexo më shumë
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com