GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zjarret shkaktojnë kaos në Europë, Turqia bllokon Dardanelet

21:45 - 26/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarret shkaktojnë kaos në Europë, Turqia bllokon Dardanelet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Temperaturat e larta kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha në mbarë Evropën, ndërsa flakët detyruan Turqinë të mbyllë ngushticën e Dardaneleve. Ndërsa në Greqi flakët shkaktuan 20 viktima teksa zjarri ka rrethuar Atikën duke dëmtuar shumë banesa e duke çuar në evakuimin e mijëra personave.

Franca, e cila zgjeroi alarmin e kuq të valës së të nxehtit në jug të vendit, tha se do pakësonte prodhimin në një termocentral bërthamor pasi temperaturat e larta frenuan furnizimin me ujë ftohës.

Në Greqi, zjarrfikësit luftuan me flakët për të dytën ditë pranë Athinës dhe autoritetet paralajmëruan se vapa dhe erërat rrezikonin të nxisnin më shumë zjarre një ditë pasi 18 trupa, ndoshta emigrantë, u gjetën në një pyll verior të djegur.

Një zjarr në veri të Athinës që shpërtheu të martën ka mbytur kryeqytetin në tym dhe hi, duke u përhapur në qytetin e Menidi, ku rreth 150 njerëz u evakuuan nga tre azile pleqsh.

“Zjarri u shua për gjysmë ore por me këto erëra shumë të forta, ai ka filluar në mënyrë të alternuar dhe më pas është ndalur përsëri,” i tha Reuters 60-vjeçari Dimitris Armenis.

700 persona të tjerë u zhvendosën nga një kamp emigrantësh në rajonin Amygdaleza, rreth 25 km në veri të Athinës, tha një zyrtar i Ministrisë së Migracionit.

Ministri grek i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias tha se 355 zjarre kishin shpërthyer që nga e premtja, me 209 zjarre të reja vetëm në 48 orët e fundit.

Pranë qytetit verilindor grek të Aleksandoupolis, dhjetëra pacientë spitalorë, disa me barela, u evakuuan në një traget pasi një zjarr në zonë u ndez për të pestën ditë.

Autoritetet po përpiqeshin të identifikonin 18 trupat e zbuluar të martën në pyllin Dadia në rajonin Evros në kufirin e Turqisë, në një rrugë të përbashkët për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia që përpiqeshin të kalonin në Bashkimin Evropian.

 

Bllokimi i kalimit

Nga ana turke, presidenti turk Erdogan tha të mërkurën se ekuipazhet kishin ndaluar përhapjen e zjarrit në rajonin Çanakala dhe se ai do vihej nën kontroll së shpejti. Ai tha se më shumë se 150 anije u ndaluan në ngushticën e Dardaneleve për të lejuar helikopterët dhe aeroplanët të grumbullonin ujë për të frenuar një zjarr në pyll në zonë që shpërtheu për të dytën ditë.

Ngushtica, që lidh Detin Egje dhe Detin e Zi, është një rrugë kryesore detare për mallra të tilla si nafta dhe drithërat.

Shërbimi kombëtar francez i motit, Meteo-France, raportoi temperaturën mesatare më të lartë të vendit për periudhën e fundit të verës pas 15 gushtit që nga fillimi i regjistrimeve në 1947. Ai tha se disa zona të Francës jugore do përjetonin temperature deri në 42 gradë Celsius.

Prodhuesi francez i energjisë EDF lëshoi ​​një paralajmërim prodhimi për termocentralin bërthamor Saint Alban në lumin Rhone për shkak të mungesës së ujit ftohës. Vala e të nxehtit madje ka arritur majën më të lartë të rajonit, Mont Blanc, me autoritetet që u bëjnë thirrje alpinistëve të vonojnë ngjitjen e tyre për shkak të një rreziku në rritje të rënies së shkëmbinjve dhe të çarave të reja në akullnajat nga shkrirja e borës.

“Patjetër që ka ndryshuar gjendja dhe rrugët po ndryshojnë…ju pothuajse mund ta shihni atë, thjesht duke u shkrirë shumë ngadalë,” tha alpinisti australian Daniel Trevena, i cili viziton rajonin prej 10 vjetësh.

Zjarrfikësit në ishullin spanjoll të Tenerifes vunë nën kontroll flakët që shkatërruar pyjet, duke lejuar kthimin e rreth 8000 të evakuarve.

Por fermerët vendas protestuan për përdorimin e burimeve të pakta ujore për të luftuar zjarrin dhe policia tha se kishte arrestuar një burrë 80-vjeçar pasi hodhi gurë në një helikopter zjarrfikës, duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente.

Italia lëshoi ​​alarme të kuqe për valën e të nxehtit që Ministria e Shëndetësisë thotë se mund të rrezikojnë si të shëndetshmit, ashtu edhe ata që janë të dobët, në 17 nga 27 qytetet e saj kryesore për të mërkurën dhe të enjten, duke përfshirë Romën, Milanon, Firencen dhe Venecian./Tema

Etiketa: dardaneletTurqiazjarre

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Para
Uzuni: Nuk është e lehtë të luash këtu, dua të falënderoj…

Uzuni: Nuk është e lehtë të luash këtu, dua të falënderoj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë. Për disa barna me përdorim të gjerë,...

Lexo më shumë
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com