GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akademia e Sigurisë/ Shtyhet afati për pranimet, ja kriteret

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Akademia e Sigurisë/ Shtyhet afati për pranimet, ja kriteret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisur nga kërkesat e shumta, të adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, për rishikimin e kriterit të moshës për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, ka miratuar urdhrin për ndyshimin e kriterit të moshës, nga 30 vjeç në 35 vjeç, si dhe për shtyrjen e afatit të aplikimeve, deri më datë 15 shtator 2023, për t’iu dhënë mundësinë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Bazuar në parimet e meritokracisë dhe shanseve të barabarta, si dhe me qëllim plotësimin e organikës, me profesionistë të mirëpërgatitur dhe të mirëtrajnuar, për përmbushjen e objektivave të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, më datë 10.08.2023, çeli aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, për studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, shkencat ekonomike dhe kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë.

Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 100.

Aplikimet bëhen pranë të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë (si pranë atyre që kanë shpallur kuota pranimi në momentin e çeljes së aplikimeve, ashtu dhe pranë Drejtorive Vendore të Policisë që deri më tani nuk kanë shpallur kuota pranimi).

Pas përfundimit të konkurrimit, renditja e aplikanteve fitues sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku ku ata kanë aplikuar, në bazë të kuotave të shpallura për konkurrim.

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme, standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin, si vijon:

Kriteret e përgjithshme janë:

a. të jetë shtetas shqiptar;
b. të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare dhe të mos jetë larguar nga shërbimi civil;
c. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
d. të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
e. të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f. të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit B;
g. të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin;
h. të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetim besueshmërie.

Etiketa: Akademia e SigurisePolicia

Lajme të lidhura

Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin
Aktualitet

Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin

22:53 - 09/08/26
Përfundon protesta e 71-të antiqeveritare, qytetarët: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
Aktualitet

Përfundon protesta e 71-të antiqeveritare, qytetarët: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

22:32 - 09/08/26
Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur
Aktualitet

Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur

22:05 - 09/08/26
Para
Polonia dhe vendet baltike i kërkojnë Bjellorusisë të dëbojë Wagnerin

Polonia dhe vendet baltike i kërkojnë Bjellorusisë të dëbojë Wagnerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin
Aktualitet

Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin

22:53 - 09/08/26

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Rimini të Italisë, është arrestuar nga karabinierët, pasi akuzohet për dhunë në familje,...

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 71-të antiqeveritare, qytetarët: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

Përfundon protesta e 71-të antiqeveritare, qytetarët: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

22:32 - 09/08/26
Rregullat e Mourinhos te Real Madridi: Ushqimi, vonesat dhe dëmtimet nën kontroll

Rregullat e Mourinhos te Real Madridi: Ushqimi, vonesat dhe dëmtimet nën kontroll

22:16 - 09/08/26
Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur

Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur

22:05 - 09/08/26
Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të

Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të

21:51 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com