GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

E keni ditur gabim! Ja çfarë iu bën realisht droga artistëve

23:25 - 29/08/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
E keni ditur gabim! Ja çfarë iu bën realisht droga artistëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mendjen e shumë njerëz është rrënjosur fakti se alkooli dhe droga frymëzojnë artin e madh dhe jo më kot shumë mendojnë kështu, duke marrur si shembull pasionin eHemingway dhe Bukowski për pije alkoolike, dashurinë e Van Gogh-ut për absinthe dhe konsumimn e drogës nga Andy Warhol-it, por e gjithë kjo është e gabuar.

Është ndoshta një mit i madh, thonë shkencëtarët, që droga dhe alkooli nuk inkurajojnë kreativitetin. Përkundrazi, udhëtimet, kultura, meditimi, ushtrimet janë më efektive në këtë fushë.

“Droga dhe alkooli nuk ndihmon në kreativitet. Njerëzit nuk përfitojnë prej tyre”, deklaron Dr. Paul Heinel i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Essex.

“Ajo që dëgjojmë në media ka të bëjë me njerëzit që rrisin kreativitetin e tyre duke përdorur drogë. Por ajo që nuk dëgjojmë janë rastet e atyre që kanë përdorur drogë, kanë humbur ndjenjat dhe krijimtaria e tyre ka qenë më e vogël”, vëren ai.

Studiuesit nga Universitetet e Essex-it dhe Universitetit Humboldt në Berlin shqyrtuan qindra studime për të arritur në përfundimin e tyre. Një artikull shkencor i botuar pas studimit të tyre zbuloi se njerëzit që merrnin psilocybin (një substancë psikoaktive e prodhuar në mënyrë natyrale, kryesisht nga kërpudhat) ndiheshin më kreativë ndërsa ishin nën ndikim, por në realitet performanca e tyre ishte më e ulët se ata esëll.

“Idetë e lindura nën ndikimin e substancave shpesh duken të shkëputura ose të papërshtatshme si zgjidhje më vonë. Duke pasur parasysh bollëkun e efekteve anësore që lidhen me përdorimin e drogës, është shkencërisht e pasigurt të rekomandohet përdorimi i tyre për rritje të kreativitetit”, thotë Jennifer Haase, një nga autoret e studimit.

Megjithatë, Heinel pranoi se në kushte të caktuara, ndoshta disa ilaçe rrisin kreativitetin. Ajo përmend rastin kur dikush përdor halucinogjenë, sheh një vizion dhe frymëzohet prej tij.

Gjetjet e këtij studimi duket se diskreditojnë në mënyrë retrospektive artistë, shkrimtarë, gazetarë, interpretues që kanë pranuar publikisht se disa nga “artet” e tyre ishin rezultat i krijimtarisë nën ndikimin e substancave.

Megjithatë, sipas Rona Cran, profesoreshë e asociuar e letërsisë në Universitetin e Birminghamit, e cila studion shkrimtarë dhe poetë të prekur nga droga, kjo pikëpamje e romantizuar e krijuesve të varur buron nga kultura shoqërore konservatore e pasluftës dhe është gjithnjë e më shumë një gjë e së kaluarës.

“Kundërkultura e viteve 1960, dhe paraardhësi i saj në vitet 1950, ishte një kulturë e pijes/drogës me artistë që kalonin kohën e tyre duke u shoqëruar në bare, festa dhe klube të Nju Jorkut, ndanin ide, mbyllnin marrëveshje dhe “krijonin” partneritete”, thotë ajo, por duke shtuar se e gjithë kjo fshihte efektivisht problemet e varësisë, krimin, vdekjet e parakohshme, si dhe një kulturë përjashtimi për shumë njerëz./abc

Etiketa: artistetdroga

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Ka gjetur “El Doradon”? Ja pse Kina po investon në minierën serbe

Ka gjetur “El Doradon”? Ja pse Kina po investon në minierën serbe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com