GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

1 Shtator, sot fiillon viti i ri shkollor në Kosovë

08:46 - 01/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
1 Shtator, sot fiillon viti i ri shkollor në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në Kosovë ka filluar viti shkollor 2023/24.

Edhe sivjet tekstet shkollore do të subvencionohen nga shteti, por për dallim nga vitet e kaluara, kësaj radhe prindërit do të jenë të obliguar t’i blejnë ato e më pas do t’i marrin mjetet përmes aplikimit në platformën e-Kosova.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të subvencionohen me 80 euro për tekstet shkollore, ndërsa ata nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen me 30 euro, pasi i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar. Qeveria ka alokuar rreth 13 milionë euro për këtë qëllim.

Gjatë ditës së djeshme ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues, derisa ka bërë të ditur se afati për aplikim do të jetë deri në fund të shtatorit.

Mirëpo, nga Këshilli i Prindërve të Kosovës dje thanë se mjetet për blerjen e këtyre teksteve, prindërve në xhirollogaritë e tyre ende nuk u janë dalë.

“Për çështjen e subvencionimit, nuk e kam asnjë informacion që dikujt kanë fillua t’i bëhet subvencionimi që do të thotë askujt nuk i kanë dal. Po presim që dalin gjatë ditës për arsyeje se një deklaratë e ministres ke që do të dalin para 1shtator e i pari fillon në 12 të natës”, “, tha Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Ndërkaq, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, thonë se me këtë mënyrë të veprimit nga Ministria e Arsimit, procesi mësimor do të dëmtohet shumë.

“Nga ana e MASHT-it dhe Qeverisë i duket proces i lehtë, por procesi do të komplikohet kur mijëra prindër do të shkojnë të bankomatat për t’i marrë parat se kemi një pjesë të madhe të familjeve në Kosovë që janë në gjendje tepër të rëndë ekonomike e tani synin siç thotë populli i kanë pikërisht në ato mjete”, thotë Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut..

Etiketa: Kosoveviti shkollor

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Hetimi i Pentagonit për UFO-t, NASA mblidhet sot për gjetjet

Pentagoni hap një faqe me foto dhe informacione mbi UFO-t

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com