GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Janis Karathano ul ekzaminimet, Manastirliu ia ngre në 1.85 mld lekë financimin

13:16 - 01/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Janis Karathano ul ekzaminimet, Manastirliu ia ngre në 1.85 mld lekë financimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koncesioni i laboratorëve është një nga ato kontrata që po vjel  në masë fondet e Ministrisë së Shëndetësisë. Sigurisht janë para të siguruara nga taksat tona. Por, për ministren Ogerta Manastirliu duket se ky fakt nuk ka rëndësi, ajo  po bën shpenzime pa kriter edhe pse puna  nuk po kryhet sipas planit.

Sipas projektbuxhetit afatmesëm 2023-2025 që Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, parashikon që financimi i koncesionit të laboratorit të arrijë në 1,75 miliardë lekë në vitin 2024 nga rreth 1,7 miliardë lekë që është aktualisht.

Kjo është një rritje e konsiderueshme, duke parë që për periudhën 2020-2022 kompania ka marrë gjithsej pagesa nga buxheti i shtetit prej 2.74 miliardë lekë, nga të cilat 1.1 miliardë lekë në 2021 dhe 1.6 miliardë lekë në 2022, ndërsa këtë vit financimet pritet të arrijnë në 1,7 miliardë lekë. Pra, çdo vit janë shtuar miliona lekë.

Ekzaminimet reduktohen

Në relacionin e projektbuxhetit afatmesëm Ministria e Shëndetësisë argumenton rritjen e financimeve për koncesionarin me rritjen e numrit të analizave dhe rritjes së kostos për njësi të tyre.

“Në vitin 2024 pritet që koncesioni i laboratorit të kryejë rreth 4,7 milionë analizat, nga 4.65 milionë analiza që priten të kryhen këtë vit. Numri i ekzaminimeve laboratorikë pritet të jetë në tendencë rritëse edhe për vitin 2025 me 4.75 milionë njësi. Kosto mesatare për një ekzaminim pritet të arrijë 389 lekë në vitin 2025, nga 365 lekë aktualisht, me një rritje 6%”, thuhet në raport.

Por, në të vërtetë në 2 vitet e fundit numri i ekzaminimeve që kryen ky koncesionar ka rënë. Të dhënat Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm tregojnë se për vitin 2022 në spitalet universitare në të cilat është i përqendruar shërbimi i koncesionarit, numri i ekzaminimeve laboratorike ishte 2,5 milionë, nga 2,3 milionë që ishin në vitin 2021 me një rënie 5%. Rënia ishte edhe më fortë në spitalet rajonale.

Koncesioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës u firmos me 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019.

Me sa duket ministria po hedh paratë, pa bërë akoma planin se si do të rritet numri i ekzaminimeve dhe duhet marrë parasysh që presim numër më të lartë se në vitin 2021, sepse edhe shpenzimet parashikohen miliona lekë më shumë.

Financohet Janis Karathano

Vlera e kontratës për koncesionin e laboratorëve është 13 miliardë lekë dhe afati i saj përfundon në vitin 2028. Koncesioni drejtohet nga “Labopharma” me seli në Tiranë, “Exalab” me seli në Francë dhe kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës, e cila është degëzim i firmës PEGASUS. Kjo e fundit në  pronësi të oligarkut Janis Karathano.

Në aferën e laboratorëve, Janis Karathano i firmës “Pegasus Sh.p.k”, ka marrë pjesë si falsifikator dokumentesh e përfitues i 114 milionë Euro, i skeduar nga KLSH si pjesë grupit të kallëzuar penalisht, por SPAK nuk e ka marrë as në pyetje.

Pavarësisht atij skandali që ai shpëtoi pa u lagur, Manastirliu nuk ndalet, vazhdon ta financojë edhe më kontrata të tjera tenderuese përveç milionave që i shton çdo vit nga koncesioni i laboratorëve. Me këto  direktiva që ndjekin drejtuesit tanë, duket qartë që nuk kemi për të patur kurrë “shëndetësi falas”.

Lexo edhe: Karathano merr 2.4 MLN € më shumë, Manastirliu ia faturon për më pak analiza

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: financimjanis karathanokoncesion

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Tirana siguron portën, firmos me gardianin e talentuar kosovar

Tirana siguron portën, firmos me gardianin e talentuar kosovar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com