GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gati për “koncert”, Gonxhja blen 160 mijë €‎ mikrofona dhe skenë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Blendi Gonxhja investon për reklamën e tij si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Këtë herë ai ka menduar të blejë skenë

Blendi Gonxhja investon për reklamën e tij si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Këtë herë ai ka menduar të blejë skenë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blendi Gonxhja investon për reklamën e tij si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Këtë herë ai ka menduar të blejë skenë, mikrofona dhe video për të realizuar sa më bukur propagandën. Për këtë arsye ka hapur garën për dy tenderë, që nuk kushtojnë pak.

Prokurimi i parë ka si objekt  “Qiramarrje foni dhe stage”. Fondi i këtij tenderi është plot 9.999.917 lekë pa TVSH, ose me TVSH mbi 100 mijë euro. Fituesi i këtij tenderi do të shpallet në shtator, ndërkohë që në kontratë sipas dokumenteve standarde, nuk përcaktohet se për çfarë do të përdoren skena dhe mikrofonat. E sigurt është se do të mashtrojë me zë të lart.

 

60 mijë euro për video

Më tej, Gonxhe e ka siguruar aktivitetin edhe mbulim me kamera e video. Do te jetë një shërbim i plotë mediatik, sepse Gonxhja ka hapur edhe një tender përmes të cilit do të sigurojë videot. Konkretisht, bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Shërbime me video animacione dhe promo”.

Kësaj herë, fondi limit i procedurës është 5.957.500 lekë pa TVSH, ose rreth 60 mijë euro të vëna në dispozicion nga të ardhurat e brendshme të institucionit. Këto fonde mblidhen nga partë që iu merren qytetarëve për tarifat dhe Gonxhja i përdor për shpenzime luksi.

Këto blerje Gonxhja do t’i përdorë për të realizuar konferenca e takime, ku do të mburret me punët që bën “Rilindja”.

Çdo vit shpenzon për mikrofonë

Sikur dihet nuk e kemi parë ndonjëherë Gonxhen apo ndonjë person tjetër nga DPSHTRR të këndojë, por çdo vit ai bën shpenzime për mikrofona dhe skenë, kryesisht në periudhë shtatori.

Një vit më parë Gijotina.com ka denoncuar se në shtator të vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor Tiranë ka zhvilluar një tender me objekt “Qiramarrje foni dhe stage”, i cili mban numrin e referencës REF-43949-09-29-2022.  Për këtë tender ai shpenzoi 60 milionë lekë nga paratë e DPSHTRR-së.

Kompania që i dha Gonxhes mikrofonat është ASLV ALBANIAN SOUND LIGHTING & VIDEO, me administrator Altin Alizoti. Ndërsa tani DPSHTRR ka vendosur t’i blejë vetë këto vegla. Dikush duhet të kontrollojë shpenzimet e shfrenuara të Gonxhes!

Lexo edhe: Denoncimi/ E përjashtoi Blendi Gonxhja nga tenderi 332 MLN lekë, revoltohet vëllai i Damian Gjiknurit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBledi GonxhjaDPSHTRRkoncertmikrofonepropagandeskenetendevideo

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Të dehur në timon përfshihen në aksident, pranga 3 personave në Korçë

Zhduket 67-vjeçari në Korçë, dyshimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com