GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Vera vazhdon për Dua Lipën, foto atraktive me bikini

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Vera vazhdon për Dua Lipën, foto atraktive me bikini
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dua Lipa dukej po aq e pabesueshme si kurrë më parë teksa rrinte pranë pishinës gjatë pushimeve të saj familjare në Ibiza.

Këngëtarja 28 vjeçe, hyri në Instagram të shtunën për të ndarë me ndjekësit një mori fotografish të mrekullueshme nga pushimet e saj me prindërit dhe të dashurin e saj Romain Gavras.

Në një fotografi mahnitëse, Dua tregoi figurën e saj trupore teksa rrinte pranë pishinës e veshur me një palë bikini dypjesëshe ngjyrë ari, shkruan DailyMail.

Ajo mbante një libër në njërën dorë ndërsa zhyti këmbët në ujë për t’u freskuar, teksa po lexonte librin e pabotuar të një shoku.

“Më pëlqen kur miqtë e mi më dërgojnë librat e tyre të pabotuar për t’i lexuar”, shkroi ajo në InstaStory së saj së bashku me një fotografi tjetër të vetes duke ku shihej duke buzëqeshur e veshur me bikini.

Dua vendosi gjithashtu elegante e veshur me xhinse blu dhe një bluzë të zezë të madhe, të cilën e ngriti për të treguar barkun e saj të tonifikuar dhe pjesën e sipërme të bikinive të kuqe.

Në një fotografi tjetër, interpretuesja e hitit “Love Again” dukej gjithashtu elegante e veshur me një mini fustan të kuq me lule të printuara nëpër të.

Për aksesorë, Lipa zgjodhi një sërë gjerdanesh ari dhe i mbështolli flokët e saj nën një shami.

Dua, e cila festoi ditëlindjen e saj të 28-të në Ibiza, tregoi bukurinë e saj natyrale, teksa u shfaq pa makijazh në pamjen e jashtme. Krahas galerisë së fotografive të pushimeve, Dua thjesht shkroi: “Verë pa fund”.

Dua ka qenë duke pushuar me prindërit e saj dhe Romain, dhe një burim i tha DailyMail se nuk është hera e parë që i dashuri i saj takon prindërit e saj.

Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve pasi prindërit e saj Anesa dhe Dukagjin kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeçe dhe djalin Gjin, 17 vjeç.

Prindërit e saj jetuan nëpër Kosovë dhe Bosnje deri në vitin 1992 kur u transferuan në Londër pas fillimit të Luftës së Bosnjës.

Dua ka qenë në lidhje me të dashurin e saj Romain që në fillim të këtij viti dhe dyshja kanë shijuar një festë romantike së bashku ditët e fundit.

Çifti u lidh për herë të parë në mars, kur u fotografuan të kapur për dore teksa po largoheshin nga sfilata e Javës së Modës në Paris.

Dua dhe Romain, ish-i dashuri i Rita Orës, dolën publikisht bashkë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, gjatë muajit maj. Burimet pohuan se në atë kohë dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anëar Hadid, vëllai i modeleve Gigi dhe Bella, në vitin 2021.

Një burim i brendshëm tha për The Sun: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë shijuar kalimin e kohës së bashku”.

Dyshja takuan rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo mendon se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, tha burimi.

Etiketa: Dua Lipa

Lajme të lidhura

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!
Breaking Views

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

21:59 - 26/04/26
Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…
Show Biz

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…

12:25 - 19/04/26
Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
Show Biz

Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

07:59 - 19/04/26
Para
City fiton ndaj Fulham, humbje shokuese për Chelsea

City fiton ndaj Fulham, humbje shokuese për Chelsea

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili
Aktualitet

Vokshi akuzon mazhorancën: Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE

12:42 - 03/06/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën për mungesë transparence në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke...

Lexo më shumë
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:19 - 03/06/26
Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

12:03 - 03/06/26
Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

11:36 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş