GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përballjet ndaj Çekisë dhe Polonisë, zbardhet agjenda e kombëtares

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Përballjet ndaj Çekisë dhe Polonisë, zbardhet agjenda e kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 4 shtatorit zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ndeshja e rradhës është në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës dhe 3 ditë më pas, në 10 shtator, ndaj Polonisë,  në “Air Albania” të Tiranës.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë si zakonisht tashmë në Tiranë dhe të gjitha seancat stërvitore apo edhe konferencat për shtyp të lojtarëve do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Stafi teknik i Kombëtares me në krye trajnerin Silvinjo do të nisë menjëherë punën, ndërsa një pjesë e lojtarëve do të jenë nën urdhra që të dielën në mbrëmje. i gjithë grupi prej 25 lojtarësh do të jete i plotë të hënën dhe do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në orët e pasdites në fushën e Shtëpisë së Futbollit.

Sakaq, skuadra kuqezi do të stërvitet edhe të martën në Tiranë ndërkohë që të mërkurën do të udhëtojë drejt Pragës dhe të enjten do të luajë ndeshjen e parë të shtatorit ndaj Republikës Çeke.

Më datë 8 shtator Kombëtarja do të kthehet në Tiranë për të vijuar me përgatitjet dhe me datën 10 do të përballet me Poloninë në Tiranë në sfidën tjetër vendimtare.

Më poshtë është i zbardhur edhe programi paraprak mediatik dhe stërvitor i Kombëtares shqiptare për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas agjendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

E hënë, 4 shtator 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00.

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 5 shtator 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 6 shtator 2023

Konferencë për median e trajnerit të Kombëtares Sylvinho dhe një lojtari në stadiumin e ndeshjes “Fortuna Arena”, Pragë, ORA 17:15.

Seanca zyrtare stërvitore e Kombëtares në stadiumin “Fortuna Arena”, Pragë, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 7 shtator 2023

Ndeshja kualifikuese Republika Çeke – Shqipëri, ora 20:45, në stadiumin “Fortuna Arena”, Pragë – Çeki

E premte, 8 shtator 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 9 shtator 2023

Konferencë për median e trajnerit të Kombëtares Sylvinho dhe një lojtari në stadiumin e ndeshjes “Air Albania”, Tiranë, ORA 18:45.

Seanca zyrtare stërvitore e Kombëtares në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, ORA 19:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 10 shtator 2023

Ndeshja kualifikuese Shqipëri – Poloni, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë

Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit

Etiketa: cekieuropiankombëtarePoloni

Lajme të lidhura

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit
Breaking Views

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
Para
Banka e Shqipërisë rrit shumën e blerjes së valutës me 60-80 mln euro

BSh: Situata e kredive me probleme, më e mirë se projeksionet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, në një konferencë ndërkombëtare...

Lexo më shumë
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com