GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama mbledh Asamblenë, në “tavë” poste ministrore dhe Sekretariati i PS

14:35 - 03/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama thërret Asamblenë e PS, çfarë pritet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e së hënës Asamblenë Kombëtare, ku pritet të shihet nëse Kryeministri Edi Rama do të njoftojë apo jo ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Megjithëse prej javësh paralajmërohen ndryshimet në Qeveri, ende nuk dihet nëse Rama do e ndërmarrë këtë hap, ndërkohë që në një proces reformimi ka përfshirë sekretariatin e PS-së.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë, Rama njoftoi “shkrirjen” e Sekretariatit, duke përfshirë këtu edhe largimin e Damian Gjiknurit, i cili mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa Bledi Çuçin e vendosi në pozicionin e kreut të Grupit Parlamentar.

Në këto kushte pritet që në mbledhjen e 4 shtatorit, Asamblea e PS-së duhet të zgjedhë Sekretarët, ndërsa nuk dihet nëse për 8 pozicionet që kanë mbetur vakante prej 26 korrikut, do të garojnë ose jo ata që ishin në këto funksione dhe që u larguan në mënyrë të beftë nga Kryeministri, njëherazi edhe Kryetar i PS-së.

Nuk përjashtohet mundësia që Blendi Klosi, i cili ka mbajtur pozicionin e Sekretarit Organizativ të PS-së, të kalojë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Gjiknurin e larguar në fund të muajit korrik.

E përsa i takon pozicioneve në strukturën drejtuese të PS-së do të shihet nëse “përplasja e heshtur” mes grupimit që mbështet Belinda Ballukun, zv.Kryeministren e Ramës, do të arrijë të dominojë ndaj grupimit të Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë, atje ku u vendos që Bledi Çuçi të merrte drejtimin e Grupit Parlamentar, u raportua si kandidat potencial për të marrë drejtimin e grupit, Toni Gogu, një prej emrave që rreshtohet në krah të Veliajt, në ndarjen e PS-së. Por duket se Rama nuk kishte mbyllur “llogaritë” politike me Bledi Çuçin, një prej të besuarve të tij, i cili deri pak javë më parë drejtonte Ministrinë e Brendshme, pozicion që ia besoi Taulant Ballës.

E pavarësisht këtyre zhvillimeve të pritshme në kupolën drejtuese të PS-së, e gjithë vëmendja është te ndryshimet në Qeveri.

Nëse Kryeministri do të artikulojë ndryshimet, janë disa emra që pritet të lëshojnë pozicionet e tyre ministrore. Mediat kanë paralajmëruar një ndryshim pothuajse rrënjësor që nis me ministren e Jashtme, për të vijuar me atë të Bujqësisë, Financave, Mbrojtjes, Drejtësisë, të Kulturës apo edhe Shëndetësisë.

Nuk dihet nëse Rama do të jetë i gatshëm që të ndërmarrë lëvizjet në cabinet në mënyrë të njëhershme apo do t’I ndajë ato me një diferencë kohore. Nëse i referohemi mbledhjes që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit në mesin e shtatorit, ku Shqipëria pritet të marrë kryesimin, duket pak e vështirë që 10 ditë para këtij takimi, Rama të largojë Olta Xhaçkën nga posti i ministres së Jashtme. Kjo e fundit do të drejtojë mbledhjen e parë të ministrave të Jashtëm në Këshillin e Sigurimit, për të pasuar më pas nga mbledhja e liderëve botërorë në këtë Këshill, që do të drejtohet nga Edi Rama. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që Rama të marrë vetë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ashtu sikundër ndodhi kohë më parë, kur Presidenti i asaj kohe Ilir Meta, nuk dekretonte Gent Cakajn si ministër.

 

Etiketa: AsambleaKryesore1PSRama

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
2023-2024 duhet të jetë sezoni perfekt, Tuchel ka gati listën e super yjeve që dëshiron në ekip

Tuchel i zhgënjyer: Dështuam me transferimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com