GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Parcelat me kanabis, 4 mijë policë dhe 20 dronë në aksion

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Parcelat me kanabis, 4 mijë policë dhe 20 dronë në aksion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 4 mijë punonjës policie, të mbështetur nga 20 dronë, janë përfshirë në operacionet e kontrollit për gjetjen e parcelave me kanabis në malësinë e Krujës, në Thumanë, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella.

Si rezultat i kontrolleve, janë asgjësuar në total 10 106 bimë narkotike cannabis sativa.

Si autorë të dyshuar të rasteve të evidentuara, janë arrestuar 2 shtetas, janë shpallur në kërkim 5 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, nga këta 3 kryetarë fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh, ndërsa 1 shtetas është proceduar për moskallëzim krimi.

✅Në malësinë e Krujës dhe në Thumanë, si rezultat i fazës së 37-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 6000 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme.

-Si autor i dyshuar për kultivimin e 305 prej këtyre bimëve, u vu në pranga shtetasi A. D., 27 vjeç. Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., për moskallëzim krimi.

✅Në qarkun Shkodër, si rezultat i fazës së 15-të të megaoperacionit policor “Alpe të pastra” u asgjësuan në total 3312 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë.

-Si autor i dyshuar i rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjegjan, Pukë, është vënë në pranga shtetasi P. M., 64 vjeç, ndërsa për rastin e kultivimit në fshatin Mnelë e Vogël, Vau i Dejës, u shpall në kërkim shtetasi N. M., 42 vjeç.

✅Në qarkun Lezhë, në fshatra të ndryshme në Mirditë, Kurbin dhe Lezhë, në kuadër të fazës së 35-të të operacionit policor të koduar “Imazhi” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

-Në vijim të veprimeve procedurale për rastet e evidentuara gjatë kësaj faze, u shpallën në kërkim shtetasit:

  1. Z., 46 vjeç, K. S., 26 vjeç, K. S., 21 vjeç dhe K. B., 57 vjeç, të gjithë banues në Kurbin, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike që janë gjetur në fshatrat Vinjoll dhe Gernac, Kurbin.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  1. B., B. P. dhe L. P., kryetarë të fshatrave Gernac, Vinjoll dhe Krajen;
  2. Gj. dhe P. S., inspektorë pyjesh në zonat ku janë gjetur bimë narkotike.

✅Në zona malore të rrethit të Tropojës, si rezultat i fazës së 9-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, u asgjësuan 194 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në 2 fshatra të bashkisë Tropojë.

Etiketa: KanabisoperacionPolicia

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Gjashtë rregullat që ndjek Dua Lipa për një lëkurë të bukur

(Foto) Dua Lipa fotografohet duke bërë pazar me familjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com