Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas ka tentuar t’i marrë 1 milion euro një ndërtuesei 54-vjeçar, përmes mashtrimit.
Mësohet se i riu ka përdorur identitetin e kryeminstrit Edi Rama për të mashtruar biznesmenin 54-vjeçar.
Albi Muça i është prezantuar ndërtuesit si kryeministri Edi Rama. Sipas burimeve, ai i ka shkruar ndërtuesit në aplikacionin Signal, duke i thënë se do t’i dërgonte një person tjetër për të marrë shumën e parave që i kishte kërkuar.
I riu u arrestua në momentin kur po merrte paratë. Policia po vijon hetimet për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policise
Finalizohet operacioni i koduar “Request”.
Do t’i merrte 1 milion euro, një 54-vjeçari, pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik, arrestohet duke marrë paratë, 25-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, menjëherë pas denoncimit të një 54-vjeçari, se dyshonte se e kishin mashtruar në platforma komunikimi online nëpërmjet përdorimit të identitetit të një funksionari publik, për të dhënë 1 milion euro, u finalizua operacioni i koduar “Request”.
Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.
Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.









Discussion about this post