GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kosova ‘superfuqi’ në xhudo, Shqipëria fiton medalje bronzi

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Kosova ‘superfuqi’ në xhudo, Shqipëria fiton medalje bronzi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qytetin e Pejës u zhvillua Kampionati Ballkanik i Xhudos për të rritur.

Në këtë kompeticion morën pjesë 9 shtete nga rajoni, duke matur forcat me xhudistët e tyre në pallatin e sporteve “Karagaqi”.

Edhe një herë tjetër rezultatin më të lartë për Shqipërinë në rang ballkanik e shënoi Indrit Çullhaj, i cili ishte i vetmi nga kuqezinjtë që arriti të ngjitej në podium.

Çullhaj, ish-kampion Ballkani, fitoi medalje bronzi në peshat -73 kg, që ishte edhe një prej kategorive me konkurrencën të fortë në këtë aktivitet.

Xhudisti i Tiranës kaloi me sukses tri sfidat e para, për t’u mundur më pas nga kampioni i Europës, kosovari Akil Gjakova. Megjithatë, Çullhaj reagoi mjaft mirë në duelin për medaljen e bronztë, aty ku mposhti turkun Soner Kumtas, duke siguruar një vend në podium, për t’i dhënë kështu medaljen e vetme Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik individual për të rritur. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Xhudos vlerësoi pozitivisht edhe paraqitjen e bërë nga Jon Vrenozi, Xhovani Shkoza dhe Erisa Brahimaj, të cilët fituan ndeshje, por nuk mundën të futeshin në zonën e medaljeve.

Përfaqësuesja kuqezi shoqërohej në këtë aktivitet nga instruktori ndërkombëtar, Shkurt Çullhaj.

Ndërkohë, “Dardanët” konfirmohen si superfuqi në sportin e xhudos, duke i dominuar totalisht garat e Kampionatit Ballkanit të mbajtur në Pejë.

Tetë medalje të arta, dy të argjendta dhe pesë të bronzta, fituan sportistët kosovarë në garat individuale për të rritur.

Kosova u shpall gjithashtu kampione edhe në garat ekipore, duke shtuar edhe një tjetër medalje të artë, për ta çuar në total në 15 medalje bilancin në Ballkanik.

 

 

 

Etiketa: Kosovashqipëriaxhudo

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Zbardhen detajet e reja, ja shkaku që mësuesja vrau të motrën

Vrasja e Amanda Pushanit, fqinji: Merrte borxhe, më kërkonte alkool …

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com