GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Amanda Pushanit, fqinji: Merrte borxhe, më kërkonte alkool …

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen detajet e reja, ja shkaku që mësuesja vrau të motrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraditen e së shtunës, Marsela Pushani, 40 vjeç, goditi me thikë, motrën e saj Amanda, 37-vjeçare, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja fillimisht u trajtua si një vdekje natyrale, më pas si një vetëvrasje, ndërsa pas autopsisë, Policia arrestoi Marsela Pushanin si autore të dyshuar të vrasjes së motrës së saj.

Marsela ka pranuar krimin, por ka thënë se nuk donte të vriste të motrën, e cila sipas raportimeve kishte probleme me alkoolin dhe pikërisht për këtë shkak kishin nisur edhe debatet e sherret në familje. Motrat Pushani banonin në të njëjtën banesë me nënën e tyre të moshuar, ndërsa babai i tyre kishte humbur jetën po nga alkooli.

Në emisionin “Me zemër të hapur” është trajtuar pikërisht kjo ngjarje, ndërsa ka dhënë dëshminë një fqinj i familjes Pushani, që pothuajse ka dhënë të njëjtin version mbi viktimën, ashtu si edhe familjarët e saj, se kishte probleme me alkoolin.

Fqinji i tyre në një prononcim për emisionin “Me zemër të hapur” tha se viktima merrte borxhe. Pronari i dyqanit, në lagjen ku jetonin dy motrat, tha se 37-vjeçarja i kërkonte alkool dhe kur nuk i dha ajo nuk i foli më.

“Ne na lajmëroi një komshi për atë që kishte ndodhur, ka kaluar kohë që kur ajo vinte me kërkonte që t’i jepja alkool. Po që kur i thash asaj se nuk i jap më pije, as motra e saj nuk më foli më. Babain e tyre e njihja ishte një burrë zotëri nuk konsumonte alkool, ishte shumë normal. Mesa di unë ka vdekur nga problemet e zemrës. Ato jetojnë këtu që kur është ndërtuar ky pallati, nuk kanë vëlla, janë të pa martuara. Ajo merrte borxh me ditë. Nuk e di nëse punonte mbaj mend që dilte në mëngjes për punë para disa kohësh”, tha fqinji në emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti.

Fillimisht familja raportoi për një vdekje natyrale të 37-vjeçares Armanda Pushani, por më pas u zbulua se viktima kishte plagë të shkaktuara me thikë.

Krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Etiketa: Kryesore1motratpushaniVrasja

Lajme të lidhura

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon
Aktualitet

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…
Aktualitet

Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

19:02 - 03/08/26
Para
Scholz shfaqet me sy të maskuar si pirat: Po pres memet!

Scholz shfaqet me sy të maskuar si pirat: Po pres memet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës...

Lexo më shumë
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

19:18 - 03/08/26
Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

19:02 - 03/08/26
Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com