GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Si u përmend ministrja Albana Koçiu në pazare dhe pse SPAK ndaloi hetimet

19:53 - 04/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u përmend ministrja Albana Koçiu në pazare dhe pse SPAK ndaloi hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përgjimet e bisedave në dosjen, që çoi në pranga zv.Ministren e Brendshme Rovena Voda janë vetëm nga telefonat e Florida Beut dhe të Majlinda Hasanit. Dy gratë që flasin me njëra tjetrën për 1 mijë eurot, për celularin Samsung dhe për arkën me peshk me shpresën se do të kapin një vend pune në administratën publike.

Telefoni i numrit dy të Ministrisë së Brendshme, Rovena Vodës nuk rezulton të jetë përgjuar, megjithëse ajo ishte njësoj protagoniste e aferës së korrupsionit, kur i premtoi një vend pune Florida Beut.

Në anën tjetër, prokurorët e SPAK pranojnë në dosje se Rovena Voda nuk kishte kompetenca direkte për të ndikuar në konkursin për një vend pune në administratë. Pikërisht këtu hyn në lojë një personazh tjetër, që përmendet në bisedat e përgjuara dhe që quhet “Albana”.

Roli i saj sipas të përgjuarave është të informojë se ku janë vendet bosh në administratë dhe më pas të japë përgjigjet e pyetjeve në provim. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Albana Koçiun, Drejtoreshën e Departamentit të Administratës Publike.

“Albana” është emri që përmendet disa herë në bisedat telefonike, si personi potencial që do të merrte ryshfet bashkë me Rovena Vodën.

Nga bisedat e Florida Beut me nënën e saj, kuptohet se “Albana” do të shpërndajë përgjigjet e testit të provimit Rovena Vodës dhe kjo e fundit do t’ia kalojë aplikantes, në këmbim të ryshfetit. Nënë e bijë thonë se edhe “Albana” do të marrë para.

Biseda e përgjuar nga prokurorët e SPAK

Nërënxa: Ty të pëlqen aty?

Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me DAP, me DAP është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin, pyetjet t’i se do t’i jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha edhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kasha mundësi e fusja te kabineti im tha!

Nërënxa: Po pse?

Florida: Po është ky ministri se janë kështu kto mami hahen me njëri-tjetrin e kupton? Unë do marr Albanën se Albana është shefja di ku ka vende pune në ministry ajo i vë se mori në telefon atë e la për dje në ora dhjetë dhe tani prandaj nuk du me ju nda unë.

Florida: Tani duhet nai lek me i dhënë asaj Albanës

Nërënxa: Epo kjo si t’ia bëjmë

Florida: Se di po më rrin mendja aty

Nërënxa: Mos ju ndaj Emirjanit o gocë më duhen

Florida: Po duhen pagujt ato

Në një bisedë tjetër, mes dy të përgjuarave del sërish emri i “Albanës”, e cila përflitet si bashkëpuntore e Rovena Vodës.

Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën

Florida: Ose takoje tha, ose hajdeni në Tiranë tha, flaism

Majlinda: Ashtu do e bëjmë, nga darka nga ora pesë i vemi te zyra neve edhe i themi shko po qe se ajo futet në ministri në një vend pune të mirë nuk e lejmë me kaq, mirë.

Florida: Po

Nga bisedat e tjera, del se Rovena Voda u kërkon dy grave t’i japin ryshfet edhe “Albanës”, por më pas ndryshon mendim dhe lë të kuptohet se të gjitha do t’i mbajë për vete. Lexoni zbardhjen e përgjimit më poshtë:

Në përfundim të këtij pazari, Florida Beu aplikoi në 11 vende pune sipas këshillave të zv.Ministres së Brendshme, por ajo nuk fitoi asnjë konkurs. Prokurorët kanë faktuar ryshfetin me zarfin 1 mijë euro, celularin Samsung dhe një arkë me peshk në formë dhurate për zv.ministren, por nuk kanë shkuar më tej për të zbuluar lidhjet e mëtejshme të zv.ministres. A i mashtroi Rovena Voda dy gratë apo ajo ishte pjesë e një skeme korrupsioni bashkë me shefen e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiun?

Do të kishim një përgjigje edhe nëse telefoni i Rovena Vodës do të ishte përgjuar, por ka ardhur një moment në hetime që prokurorët e SPAK janë ndalur. Sepse disa peshq janë pak të mëdhenj për rrjetën e SPAK.

Etiketa: Kryesore1Spak

Lajme të lidhura

Vlorë / Rama mbërrin nën masa të rrepta sigurie, takim i pritshëm me Ivanka Trump
Breaking Views

Vlorë / Rama mbërrin nën masa të rrepta sigurie, takim i pritshëm me Ivanka Trump

18:55 - 21/01/26
I ftuar në Davos, përfaqësuesi i lëvizjes së Ervin Salianjit takon sondazhistin e Trump
Breaking Views

I ftuar në Davos, përfaqësuesi i lëvizjes së Ervin Salianjit takon sondazhistin e Trump

18:44 - 21/01/26
PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë
Aktualitet

Mbledhja e Kuvendit/ PD: Nuk jemi njoftuar për seancën plenare të kësaj jave

17:59 - 21/01/26
Para
Haaland bën të lumtur 1.000 fëmijë, ja çfarë ka dhuruar

Haaland bën të lumtur 1.000 fëmijë, ja çfarë ka dhuruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë / Rama mbërrin nën masa të rrepta sigurie, takim i pritshëm me Ivanka Trump
Breaking Views

Vlorë / Rama mbërrin nën masa të rrepta sigurie, takim i pritshëm me Ivanka Trump

18:55 - 21/01/26

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump....

Lexo më shumë
I ftuar në Davos, përfaqësuesi i lëvizjes së Ervin Salianjit takon sondazhistin e Trump

I ftuar në Davos, përfaqësuesi i lëvizjes së Ervin Salianjit takon sondazhistin e Trump

18:44 - 21/01/26
PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë

Mbledhja e Kuvendit/ PD: Nuk jemi njoftuar për seancën plenare të kësaj jave

17:59 - 21/01/26
Miratohet vetëm me votat e mazhorancës projekt buxheti 2026, Braçe dhe Sinaj ‘dalin’ nga rreshti

Nesër mblidhet Kuvendi në seancë/ Mazhoranca kërkesë për miratimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes

17:50 - 21/01/26
GJKKO zbardh çështjen Malko: 42 argumente të përdorura për ndëshkimin e vëllezërve Duka dhe bashkëpunëtorëve

GJKKO zbardh çështjen Malko: 42 argumente të përdorura për ndëshkimin e vëllezërve Duka dhe bashkëpunëtorëve

17:45 - 21/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com