GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndryshimet në qeveri, analiza e DW: PS i plasën skandale korrupsioni

Rama i kishte paralajmëruar pak javë më parë, kur shkarkoi të gjithë kupolën drejtuese të PS, kryetar i së cilës ai është që nga viti 2005

11:25 - 05/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshimet në qeveri, analiza e DW: PS i plasën skandale korrupsioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshimet në qeverinë shqiptare vijnë kur në këto 2 vite të para të mandatit të tretë qeverisës, PS po i plasin skandale korrupsioni njëri pas tjetrit. Struktura e Posaҫme Anti-Korrupsion, (SPAK) po heton ministra, ish-ministra dhe zyrtarë të lartë socialistë ndërkohë që një duzinë prej tyre janë në arrest me burg për korrupsion. Ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj, i shkarkuar nga kryeministri Rama vitin e kaluar, u arratis para dy muajsh dhe tani është në kërkim ndërkombëtar. SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe ka për atë një mandat arresti.

Kryeministri Rama u shpreh në Asamblenë e PS, që i parapriu paraqitjes të hënën të riformatimit të qeverisë se “nuk do të mbrojë  asnjë pushtetar që do të përballet me drejtësinë.”

Kush largohet dhe kush vjen në qeverinë Rama?

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaҫka largohet nga kabineti qeveritar i kryeministrit Rama. Ajo ka qënë pjesë e qeverive Rama si ministre e Mirëqenies Sociale, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme. Opozita i kërkon Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetes pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, është shpallur investitor strategjik nga qeveria Rama dhe është lejuar të ndërtojë në bregdetin e Jonit, në Dhërmi të Himarës një kompleks turistik, në një tokë të blerë prej tij, për të cilën ka një padi në SPAK për falsfikim dokumentash pronësie. Në vend të Olta Xhaҫkës, Kryeministri Rama emëron Igli Hasanin, ish përfaqësues i Shqipërisë në OSBE, 2018-2021, aktualisht koordinator i OSBE-së për Ekonominë dhe Klimën.

Një tjetër ministre që largohet është ajo e Bujqësisë, Frida Krifca. Në korrik të këtij viti Komisioni Europian (KE) njoftoi ndërprerjen e përkohëshme të financimit për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural në kuadër të Programit IPARD II.  Sipas delegacionit të BE në Tiranë, ndërprerja u bazua “në informacionin nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, pas hetimit lidhur me akuzat për korrupsion në zbatimin e programit IPARD II.” Në vend të saj në qeveri rikthehet deputetja socialiste Anila Denaj, ministre e  Financave dhe Ekonomisë, 2018-2021.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj shkarkohet dhe merr detyrën e ministres pa portofol të sipërmarrjes. Në vend të saj Kryeministri Rama emëron Ervin Meten, ish zëvendësministër në  Ministrinë e Financave, aktualisht drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Evis Kushi largohet nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Në vend të saj emërohet Ogerta Manastirliu,  Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale që nga viti 2017. Ministre e Shëndetësisë emërohet Albana Koҫiu, drejtore e Departamentit të Administratës Publike. Ministrja e shtetit për Shërbime dhe Standartet, Milva Ekonomi, ajo e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi propozohen për në sekretariatin e PS.

Opozita: Qeveria Rama nuk i shpëton dot drejtësisë

Kryetari i PD Lulzim Basha e quajti PS pas riformatimit të saj “të damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve që nuk i shpëton drejtësisë me tubime partiake” “Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre” theksoi Basha të hënën në median sociale. Riformatimi i qeverisë Rama pritet të miratohet me dekret nga presidenti Bajram Begaj./ Deutsche Welle

Etiketa: Deutsche WelleEdi RamaKryesore1ndryshimet ne qeveri

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Basha harron humbjet si kryetar: Barometër i shpresës, të ecim para..

Basha harron humbjet si kryetar: Barometër i shpresës, të ecim para..

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Lexo më shumë
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com