GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ndryshimet në qeveri, çfarë thonë analistët

19:29 - 05/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshimet në qeveri, çfarë thonë analistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, studiues të pavarur të jetës politike mendojnë se skandalet politike dhe aferat korruptive të qeverisë socialiste janë shkaku kryesor i ndryshimeve në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Ata besojnë se në vitin e njëmbëdhjetë i qeverisjes socialiste, konsumimi i figurave socialiste është shumë i lartë.

Sipas analistëve të politikës, këto zëvendësime ministrash po bëhen pa ndonjë analizë të rezultateve të tyre, por vetëm nën presionin e organeve të drejtësisë, të cilat kanë hapur hetime në pothuaj çdo sektor të qeverisjes së vendit.

Studiues të pavarur të jetës politike në Shqipëri vlerësojnë se ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, që njoftoi kryeministri Rama, po bëhen edhe këtë herë pa ndonjë analizë mbi punën e ministrave të larguar apo pritshmëri të ministrave të rinj.

Analisti Blendi Ceka thotë se pas shumë ndërrime ministrash, dhe konsumimesh nuk dihet më se çfarë do të thotë një ministër i mirë, nëse e bëri apo jo reformën që ai premtoi, ose cilat janë rezultatet të mira apo të dobëta të punës së tij.

Ai shtoi se kryeministri Rama ka sjellë edhe një reflektim distancues mbi rezultatet e punës së SPAK-ut, që po heton disa afera korruptive. “Përshtypja ime është që në vitin e njëmbëdhjetë të qeverisjes, zoti Rama ka nevojë për një fabul të re rifreskuese. Mbi të gjitha qeveria ka nevojë për një reflektim të drejtëpërdrejtë mbi atë që po ndodh me SPAK-un, i cili është zhvillimi pozitiv më i madh që ka ndodhur në Shqipëri, ku duhet të pozicionohet qartë si për sa i përket ecurisë së punëve ashtu edhe në raport me këto procese dhe nisma”, tha zoti Ceka për Zërin e Amerikës.

Analistët pohojnë se është e jashtëzakonshme që të ndërrohen në këtë mënyrë pa shpjegime ministra të rëndësishëm si diplomacia, arsimi, bujqësia, financa, pa ndonjë presion llogaridhënie konkrete. Sioas tyre kjo ka ardhur prej hetimeve të nisura nga prokuroria e posaçme SPAK, madje edhe duke u distancuar nga aferat e dyshuara që po hetohen ndërkohë.

Analisti Lutfi Dervishi thotë që tani duket se gjithçka është ndryshe, por asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ndihet një reagim në lëvizjen e disa ministreve, që kanë probleme me aferat, ndërsa pjesa tjetër duket një llloj akomodimi, lëvizje nga partia në qeveri. Por nga pikëpamja e interesit publik nuk e kupton dot as se çfarë performance kanë patur ministrat që po lëvizin, ose që po largohen, dhe as se çfarë objektivash kanë ministrat që janë në qeveri”, tha zoti Dervishi për Zërin e Amerikës.

Studiuesit vërejnë se është praktikë e kryeministrit Rama të mos marrë në qeveri emra të njohur socialistë, dhe në emrat e ministrave të rinj nuk ka asnjë befasi, por bie në sy monopolizimi i kryetarit, defaktorizimi i strukturave partiake, dhe përsëri vendosi vetëm një njeri se kush duhet të jetë e kush jo në qeveri.

Sipas tyre, zoti rama i ndërmerr këto hapa si rezultat i zhvillimeve dhe presioneve në raport me SPAK-un, por jo se ka ndonjë presion nga protesta në rrugë, llogaridhënie nga opozita apo nga media.

“Dy janë sot nevoja ulëritëse në Shqipëri: mungesa e opozitës për të bërë kërkesa llogaridhënie, bilance për reformat, për dështimet, për aktet korruptive të ministrave, për logjikën se për çfarë ndryshohen, se çfarë pritet të vijë, dhe nga ana tjetër duhet media pa diskutim të bëjë këtë lloj skanimi”, tha zoti Ceka.

Analistët besojnë se në Shqipëri mungon llogaridhënia e drejtpërdrejtë e qeverisë për ato që ka premtuar, për reformat dhe skandalet, si dhe mbi përgjegjësinë politike, që ajo duhet të mbajë për aktet që ndërmerr. Zoti Dervishi theksoi se së pari kjo nis nga opozita, nga opinoni publik dhe media, por ky presion nga jashtë qeverisë i mungon, dhe kryeministri Rama i ndërmerr këto ndryshime si një nevojë nga brenda radhëve të qeverisë në raport me drejtësinë.

“Një tjetër shtysë është inercia, që ta mbajë qeverinë në lëvizje, duke sjellë ndryshime, është një lloj presioni i vazhdueshëm ndaj qeverisjes, por nuk ka ndonjë reflektim. Çështja e korrupsionit nuk ka të bëjë vetëm me SPAK-un, por është çështje e vullnetit politik, e mekanizmave institucionalë dhe institucioneve që janë ngritur, e frymës që përcjell dhe të gjitha këto munguan”, thotë zoti Dervishi.

Studiuesit mendojnë që opozita ndërkohë po merret me vetveten se kush është shumica brenda pakicës, por aktualisht ndjehet shumë mungesa e presionit të saj, ndaj shumë shpejt duhet të rikthehet nga një kuriozitet politik në një faktor politik denoncues, siç ishte në rastin e aferave korruptive.

Kryeministri Rama njoftoi dje në një mbledhje të Partisë Socialiste ndërrimin e shtatë posteve ministrore në kabinetin e tij nga diplomacia, arsimi, e bujqësia, dhe deri tek financat, të cilat iu shtuan zëvendësimit dy muaj më parë edhe të ministrit të punëve të brendshme. /Voa/

Etiketa: Lutfi Dervishi

Lajme të lidhura

“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve
Breaking Views

“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve

21:10 - 12/02/26
Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?
Breaking Views

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës
Breaking Views

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Para
Bitri: Tifozët s’e duan kombëtaren, shkojnë në stadium vetëm për…

Bitri: Tifozët s’e duan kombëtaren, shkojnë në stadium vetëm për…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Berisha: Paqja është forca jonë! Rama do me çdo kusht gjak, por ne nuk i përgjigjemi
Aktualitet

Protesta e 20 shkurtit/ Berisha: Paqja është forca jonë! Rama do me çdo kusht gjak, por ne nuk i përgjigjemi

13:50 - 13/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha para gazetarëve në konferencën e sotme, se protestat dhe revolta qytetare e shqiptarëve...

Lexo më shumë
“Llumi deri në qafë!”/ Denoncimi i Korreshit për spitalin e Lushnjës: Nuk ka asnjë pajisje që funksionon

“Llumi deri në qafë!”/ Denoncimi i Korreshit për spitalin e Lushnjës: Nuk ka asnjë pajisje që funksionon

13:44 - 13/02/26
Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

Skandalet te AKSHI/ Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn, SPAK e akuzon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

13:20 - 13/02/26
Berisha: Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik

Berisha: Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik

13:06 - 13/02/26
Berisha: Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin

Berisha: Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin

12:57 - 13/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com