GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Xhaferi: Seanca për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë kur…

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë: “Ballkani i Hapur” i paplotë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mundësia që njëzet deputetë të kërkojnë mbajtjen e seancës së re nuk është obligim që kryetari i Kuvendit të thërrasë seancë, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në fillim të seancës së sotme të 125-të, duke iu përgjigjur kërkesës së deputetes Dafina Stojanovska nga OBRM-PDUKM për mbajtjen e vazhdimit të seancës së 123-të për votimin e amendamenteve kushtetuese.

Në fillim të seancës së 125-të të Kuvendit, kryeparlamentari u përgjigj se baza e kërkesës ishte joadekuate. Ai shtoi se vazhdimi i seancës së ndërprerë është në kompetencë ekskluzive të kryetarit të Kuvendit.

“Paragrafi 5 i nenit 81 është i qartë, preciz dhe vendimtar në kuptimin që seanca e ndërprerë është në kompetencë ekskluzive të Kryetarit të Kuvendit, kur ai vazhdon me atë seancë. Në fakt, si shumë seanca të tjera që presin vazhdimin për disa gjëra që ju dhe opinioni tashmë i dini, për shkak të mosveprimit të komisioneve përkatëse”, deklaroi Xhaferi.

Ai shtoi se seanca e 123-të do të vazhdojë kur të ketë kushte për të vazhduar.

Stojanovska nga OBRM-PDUKM tha se seanca e 18 gushtit është mbyllur pa asnjë shpjegim dhe ka kërkuar nga Xhaferi, duke iu referuar nenit 67 paragrafi 2 të Rregullores së punës dhe sipas nënshkrimeve të njëzet deputetëve të kësaj partie, që të thirret vazhdimi i kësaj séance.

Kryeparlamentari ka ndërprerë seancën për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht. Rendi i ditës i seancës në Kuvend për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese u miratua me 70 vota “pro”, dhe pas shterjes së diskutimit për propozim-vendimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, kryeparlamentari Xhaferi e shtyu votimin deri në sigurimin e dy të tretave të shumicës./SHENJA/

Etiketa: RMVXhaferi

Lajme të lidhura

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim
Aktualitet

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

10:40 - 06/08/26
Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët
Aktualitet

Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

10:19 - 06/08/26
Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Para
Alizoti: Lulzim Basha njeri i vogël dhe hileqar

Alizoti: Lulzim Basha njeri i vogël dhe hileqar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim
Aktualitet

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

10:40 - 06/08/26

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Kolonjë. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

10:19 - 06/08/26
Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Infantino kërkon falje, por nuk largohet nga FIFA pas skandalit të madh

Infantino kërkon falje, por nuk largohet nga FIFA pas skandalit të madh

09:45 - 06/08/26
Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në Patos

Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në Patos

09:28 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com