GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndryshimet në Qeveri, Rama çon për dekretim te Begaj ministrat e rinj

16:51 - 06/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani dhe Kurti e shkarkuan, Rama e propozon për kreun e SHISH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj për dekretim.

Dy ditë pasi bëri publike ndryshimet në Qeveri, Rama ka dërguar në Presidencë emrat e ministrave, ndërsa pritet formalizimi nga Begaj, më pas votimi në Kuvend i dekreteve dhe betimi i tyre me marrjen e detyrës.

Ndryshimet në Qeveri ishin paralajmëruar prej disa javësh, ndërkohë që Kryeministri ka pritur nisjen e sesionit parlamentar për të zyrtarizuar lëvizjet.

Pa dhënë shpjegime, Rama njoftoi pasditen e së hënës largimin e ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe zëvendësimi i saj me Igli Hasanin, ish ambassador i Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, dhe aktualisht koordinator i kësaj organizate për Aktivitetet ekonomike dhe mjedisore.

Xhaçka ishte në krye të Ministrisë së Jashtme prej gati dy vitesh, ndërsa më parë mbante postin e ministers së Mbrojtjes. Largimi i Xhaçkës mund të konsiderohej si një suprizë, pot ë kihet parasysh fakti se javën e ardhshme ajo do të drejtonte një sesion të Këshillit të Sigurimit, kushtuar një platforme të re të përgjigjes me ndihma humanitare, ndaj krizave të ndryshme në botë. Që prej 1 shtatorit Shqipëria ka rimarrë për herë të dytë presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Një tjetër emër që u spostua nga Kryeministri ishte ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit do të zëvendësohet nga Ervin Mete, aktualisht drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, dhe ish zëvendësministër i Financave në periudhën 2013-2017.

Pak javë më parë mediat njoftuan se Ibrahimaj ishte shkarkuar si ministre e Financave pas një debate që kishte pasur me zv.Kryeministren Belinda Balluku, por disa orë më pas lajmi u përgënjeshtrua nga Kryeministri Rama dhe nga Ibrahimaj.

Me ndryshimet e fundit në Qeveri, Ibrahimaj do të mbajë postin e ministers së Shtetit për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar Edona Bilalin.

Nga qeveria është larguar ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila do të zëvendësohet nga Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë. Në vend të kësaj të fundit, është propozuar Albana Koçiu, aktualisht drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike.

Rama ka rikthyer në Qeveri Anila Denajn, e cila do të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, duke zëvendësuar Frida Krifca. Kjo e fundit u vu në qendër të vëmendjes në muajin korrik pasi Komisioni Europian njoftoi se kishte vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj Qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Kryeministri gjithashtu njoftoi krijimin e një Ministrie të re, atë të Pushtetit Vendor, duke emëruar në këtë pozicion Arbjan Maznikun, ndërkohë që shkriu funksionin e ministrit të Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, pozicion që mbahej nga Milva Ekonomi.

Ndryshimet në kabinet

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete
Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj
Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu
Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu
Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani
Largohet Olta Xhaçka.

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj
Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

Etiketa: dekretimKryesore1ministratPresidentqeveria

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Vrasja e Gullucaj, Shoqata e të Verbërve me deklaratë

Vrasja e Gullucaj, Shoqata e të Verbërve me deklaratë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com