GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Meloni gati të miratojë ligjet e ashpra për ‘kriminelët e mitur’

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Meloni gati të miratojë ligjet e ashpra për ‘kriminelët e mitur’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, nesër në mesditë, pritet të miratojë masat e reja për trajtimin e krimit të të miturve në mbledhjen e Qeverisë.

Siç raportojnë mediat përtej Adriatikut, në mbledhjen e kësaj të mërkure, ku morën pjesë ministrat përkatës, iu referuan nismave specifike që kanë si objektiv kryesor reduktimin e krimit të fëmijëve, kryesisht në jug të Italisë.

Siç shkruan gazeta La Repubblica, tani e tutje, jo vetëm të rriturit, por edhe adoleshentët nga mosha katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç, të shoqëruar nga prindër ose kujdestarë, do të mund të thirren në komisariat për një bisedë me oficerin përgjegjës.

Në rastin e të miturve që janë dënuar për trafik droge, armëmbajtje apo krime kundër qytetarëve apo pronës, drejtori i policisë do të jetë në gjendje t’i propozojë autoritetit gjyqësor që t’u ndalohet aksesi në internet si dhe mbajtja e një telefoni celular.

Në të njëjtën kohë, duhet të ndryshohet edhe ligji për dënimin e prindërve apo kujdestarëve që nuk bëjnë atë që është e nevojshme që çdo fëmijë të përfundojë ciklin e mësimit të detyrueshëm shkollor.

Domethënë deri në moshën katërmbëdhjetë vjeç, që në Itali përkon me marrjen e diplomës së 3-të të shkollës së mesme. Deri më tani ishte vendosur vetëm gjobë prej 30 eurosh, ndërsa në të ardhmen mund të dënohen deri në dy vjet burg.

Së fundi, gjatë tre viteve të ardhshme, 32 milionë euro do të ndahen me qëllim rritjen e numrit të mësuesve në shkollat ​​e Italisë për të bërë përpjekje të reja për të reduktuar numrin e nxënësve që braktisin bankat dhe “rekrutohen” nga rrjetet e krimit të organizuar.

Etiketa: ItaliMeloni

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Lajçak dhe Bislimi bisedojnë për takimin e 14 shtatorit

Lajçak dhe Bislimi bisedojnë për takimin e 14 shtatorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com