GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Santos: Do të shkojmë në Shqipëri për të kërkuar fitoren

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Santos: Do të shkojmë në Shqipëri për të kërkuar fitoren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Polonia ka fituar me shumë vuajtje përballë Ishujve Faroe me shifrat 2-0 falë golave të Levandovskit në pjesën e dytë të sfidës. Një fat i madh për polakët, të cilët ishin në vështirësi dhe u vërshëllyen nga tifozët e tyre në fund të pjesës së parë ku nuk dhuruan shumë gjëra në fushën e lojës, teksa edhe trajneri Fernando Santos u dha të drejtë mbështetësve.

“Mua nuk më pëlqeu pjesa e parë. Sjellja, qasja, mentaliteti po. Por nuk më pëlqeu padurimi që u shfaq me topa të gjatë vazhdimisht. Duhej të mendonim dhe të luanim topin në tokë disa herë. Përveç kësaj kishte mungesë ritmi, lëvizje, përshpejtimi, ndaj erdhën edhe vërshëllimat. Por unë e respektoj të drejtën që kanë tifozët për të shprehur emocionet e tyre. Ne duhet t’u japim lumturi tifozëve, ndaj ata kishin të drejtë të silleshin në atë mënyrë”, tha Santos pas sfidës.

Kjo fitore e kthen Poloninë përsëri në garë për kualifikimin, me një sfidë vendimtare këtë të Dielë në Tiranë ndaj Shqipërisë. Trajneri Santos, ka kujtuar se sipas llogarive, Polonia mund t’ia lejojë vetes një barazim.

“Ne kishim 5 finale, një e fituam, kanë mbetur katër. Përndryshe, edhe me një barazim dhe me 4 fitore mund të shkonim në Europian. Por ne do të shkojmë në Shqipëri që të kërkojmë një fitore tjetër. Ne duam të bëjmë pjesën tonë, të mos pësojmë dhe pastaj të shënojmë gola”, tha tekniku portugez.

 

Etiketa: santos shqiperi

Lajme të lidhura

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë
Sport

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki
Sport

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26
Para
Në kërkim të historisë/ Pas Kombëtares, sot e kanë radhën Shpresat

Në kërkim të historisë/ Pas Kombëtares, sot e kanë radhën Shpresat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë
Sport

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26

Java e katërt e Superiores nis sot me një përballje interesante mes Skënderbeut dhe Tiranës. Takimi do të luhet në...

Lexo më shumë
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com