GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tonin Marinaj lëshon dorën, i jep pa garë 55 MLN lekë Sokol Çupit

11:21 - 09/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tonin Marinaj lëshon dorën, i jep pa garë 55 MLN lekë Sokol Çupit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tonin Marinaj, kryetari i Bashkisë Malësia e Madhe është kujtuar tani që fillon viti i ri shkollor të rikonstruktojë një shkollë. Gjithë muajt e verës, Marinaj merrej me afera të tjera në bashkëpunim me biznesmenët që përfitonin këto kontrata në tenderë në kundërshtim me ligjin.

Tenderi i radhës ka si objekt “Rikonstruksion i shkollës “Muhamet Hasmuja”, Ktosh. Godina e shkollës 9-vjeçare në fshatin Ktosh që shtrihet në njësinë administrative Gruemirë, ka rreth 20 vite që nuk ka patur asnjë investim për rikonstruktimin e saj. Pavarësisht se në vitin 2017 u denoncua në media gjendja e saj e amortizuar, që ishte kthyer në një rrezik për nxënësit.

Denoncimi në vitin 2017

Siç duket, Marinaj nuk ka hallin e shkollës, por si të çojë fondin tek kompania e paracaktuar të fitojë tenderin. Ky tender ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania, çka do të thotë se kemi të bëjmë me abuzim dhe vënie në rrezik të fondit. Marinaj ka shpallur garën për këtë tender me datë 3 gusht 2023 dhe 15 ditë më vonë ka mbyllur afatet për dorëzimin e dokumenteve nga operatorët e interesuar.

 

Sakaq, në dokumente tregohet se vetëm dy kërkesa janë dorëzuar për këtë projekt, një nga bashkimi i operatorëve “Miculi” shpk & “Everest” shpk dhe oferta tjetër nga Eduart Çela pf. Si për çudi ky i fundit nuk paraqiti një ofertë ekonomike. Në këtë rast Marinaj duhej që të bënte rishpalljen e tenderit, sepse kishte konkurrencë.

Por, pa garë fare, bashkia ia ka kaluar paratë kompanive “Miculi” shpk & “Everest” shpk, të njohur për korrupsion dhe mashtrime në fushën e tenderëve.

Mashtruesit që fitojnë tenderë

Kompania ‘Everest’ është pjesë e klientelës së kryebashkiakëve Rakip Suli dhe  Erion Veliaj. Publikimi i listës së pagave ka nxjerrë në pah edhe mos pagimin e taksave dhe sigurimeve të punonjësve.  ‘Everest’ sh.p.k, ka administrator dhe bashkëpronar Sokol Çupin dhe bashkëpronari tjetër kryesor është Ilir Çupi.

Ndërsa një përqindje e vogël e aksioneve zotërohet nga  Hyqmet Valteri, Esat Valteri, Albert Valteri dhe Kujtim Valteri.

 

Në listëpagesat e publikuara tregohej se inxhinierët, topografët dhe arkitektët në kompaninë e tyre paguheshin me 30 deri 40 mijë lekë në muaj, 4-5 herë më pak se sa paga reale e tregut. Jo vetëm kaq, por në kompaninë ‘Everest’ figuronin punëtorë edhe me 21 mijë lekë në muaj ose 210 mijë lekë të vjetra, madje kishte punëtorë krahu që paguhen me 10 mijë lekë.

Edhe në deklarimet që bënin për shpenzimet për secilin zë duket që ajo për pagesën e punonjësve ishte shumë e ulët edhe pse pjesën më të madhe të stafit kompania e kishte inxhinierë dhe arkitektë.

Burimi: OpenProcurement

Duket se kompania operon me dy palë bordero, duke paguar punëtorët nën dorë, për të shmangur taksat. Kjo ndodhte kur Tatimet dhe organet e tjetra ligjzbatuese lejonin një mashtrim të tillë me pagat, kur bizneseve të vogla iu bëhet presion për taksat. Për këtë vepër penale, APP duhej ta kishte përjashtuar  kompaninë nga pjesëmarrja në tenderët publikë.

Lexo edhe: “Leku letër” në Malësinë e Madhe, jepen pa garë 650 mln lekë për riparimin e një rruge 6 km

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimeverest sokol cupiilir cupimashtrimtendertinin maruinaj

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Albano Bogdo: Humori më ka penalizuar me femrat

Albano Bogdo: Humori më ka penalizuar me femrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com