GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Të mbijetuarit në Marok: Ishte tmerr, dola në rrugë gjysmë i zhveshur

15:26 - 09/09/23
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Të mbijetuarit në Marok: Ishte tmerr, dola në rrugë gjysmë i zhveshur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin detaje tronditëse nga tërmeti i fuqishëm në Marok me magnitudë 6.8 ballë.  Disa banorë kanë treguar së fundmi përjetimet e tyre të tmerrshme nga tërmeti i fuqishëm.

Një francez, Michael Bizet, i tha agjencisë së lajmeve AFP se në momentin kur vazhduan lëkundjet e tërmetit ai ishte në shtrat. Ai tha se kishte dalur në rrugë gjysmë lakuriq për të parë riadat e tij (shtëpitë tradicionale), duke shtuar se kjo ngjarje ishte një çmenduri.

“Mendova se shtrati im do të fluturonte larg, dola në rrugë gjysmë lakuriq dhe shkova menjëherë për të parë riadat e mia. Ishte kaos total, një katastrofë e vërtetë, çmenduri”, tha Bizet.

Një grua, Dalila Fahem, i tha agjencisë së lajmeve Reuters: “Për fat të mirë nuk kisha fjetur ende”. 

Ajo tha se shtëpia e saj ishte dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm.

Një turiste britanike e cila ishte me pushime në Marrakesh, tha se dhoma e saj filloi të lëkundej dhe kornizat që ishin në mure ranë në tokë.

“Dhoma filloi të shkonte sa andej-këtej. Unë mendoj se truri nuk e regjistron menjëherë atë që po ndodh derisa kornizat e fotografive dhe shtrati fillon të lëkundej”, tha turistja.

Gazetarja marokene, Aida Alami, është rritur në Marrakesh dhe ka qenë në kontakt me prindërit e saj që ndodhen atje. Ajo thotë se tërmeti ishte krejtësisht i papritur

“Në atë vend njerëzit nuk dinë se çfarë të bëjnë në rast tërmetesh, përveçse të dalin jashtë. Ata ishin vërtet të shqetësuar nga ky tërmet i fuqishëm. Ne po shohim rrënoja dhe po shohim shumë shkatërrime brenda vendit. Sa më shumë që të hyjmë në brendësi të vendit për të parë se çfarë është shkatërruar, aq më shumë do të zbulojmë të vërtetën e fatkeqësisë natyore”, i tha ajo BBC.

Noureddine Bazine, një gazetar që është gjithashtu banor i Marrakeshit, tha se tërmeti ishte “i papritur dhe katastrofik për banorët e qytetit”.

“Kemi përjetuar një natë të tmerrshme plot me ankthe, ne nuk jemi mësuar me fatkeqësi të tilla. Në Marrakesh, dëmet më të mëdha ishin në qytetin e vjetër, sepse ndërtesat janë të prirura për t’u shembur, dhe disa prej tyre mund të shemben edhe pa rënë ndonjë tërmet për shkak të gjendjes së tyre të brishtë. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet edhe më shumë”, tha ai.

Etiketa: marokMichael Bizerrefimtermeti

Lajme të lidhura

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump
Bota

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump

14:44 - 22/11/25
Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane
Art & Kulturë

Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane

14:31 - 22/11/25
Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli
Aktualitet

Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli

22:10 - 19/11/25
Para
Edi Rama i vetmi anti-Amerikan në Shqipëri

Është vjedhja e zgjedhjeve budalla 'stupid', jo opozita

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com