GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherri mes komshinjve për portën, Policia: U kanosën punonjësit e IMT

10:15 - 10/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherri mes komshinjve për portën, Policia: U kanosën punonjësit e IMT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me pamjet e publikuara një ditë më parë në rrjetet sociale, ku pretendohej se një person kishte korruptuar punonjësit e IMT-së dhe efektivët e policisë për t’i prishur derën e shtëpisë fqinjit.

Sipas policisë, porta metalike në banesën e shtetasit E.K., në rrugën “Kajo Karafili” është hequr fillimisht që në datën 31 gusht, nga IKMT, pasi i pengonte kalimin fqinjit të tij, shtetasit shtetasit F. D..

Por, ai e kishte rivendosur sërish portën metalike dhe ditën e djeshme, 9 shtator, IMT ka shkuar sërish për të hequr dhe veprimet e tyre janë mbështetur dhe nga efektivët e Policisë.

Sipas policisë, gjatë ekzekutimit të vendimit të datës 09 shtator, punonjësit e IMT janë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës nga shtetasit E. K., 37 vjeç, S. C., 53 vjeç, dhe E. K., 58 vjeç.

“Në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, ju sqarojmë se:

Më datë 31.08.2023, në rrugën “Kajo Karafili”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 është mbështetur IMT, dhe është mbajtur procesverbali i ekzekutimit të prishjes së një objekti (portë metalike), në pronësi të shtetasit E. K.

Më datë 09.09.2023, është marrë njoftim nga salla operative për një konflikt mes shtetasve F. D., dhe E. K., pasi ky i fundit kishte rivendosur portën metalike, duke i penguar kalimin shtetasit F. D. Shërbimet e Policisë kanë lajmëruar IMT për kryerjen e veprimeve nga ana e tyre, i kanë mbështetur ata gjatë veprimeve (për heqjen e portës), dhe të dy shtetasit janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë ekzekutimit të vendimit të datës 09.09.2023, punonjësit e IMT janë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës nga shtetasit E. K., 37 vjeç, S. C., 53 vjeç, dhe E. K., 58 vjeç.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– F. D., 43 vjeç, dhe E. K., 58 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”;

– E. K., 37 vjeç, S. C., 53 vjeç, dhe E. K., 58 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Përdhunoi të riun në Tiranë, prangoset 51-vjeçari

Mori peng dhe dhunoi të dashurën, arrestohet 23-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com