Pano Qirko, portieri i Partizanit, është përfshirë në një aksident automobilistik. Sipas raportimeve, Qirko pa pësuar dëmtim në brinjë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në një prej spitaleve private në Tiranë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kuq, i cili shprehet se gardiani ka pësuar një dëmtim në brinjë dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin me Vllazninë.
Sipas klubit gjendja e tij është optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të klubit.
Discussion about this post