GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka: Zemra mal për këta djem që na bënë të qajmë dhe ëndërrojmë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka: Zemra mal për këta djem që na bënë të qajmë dhe ëndërrojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli pas fitores 2-0 që Shqipëria mori kundër Polonisë në “Air Albania” për kualifikueset e grupit E të Euro 2024.

“Fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë , trajnerin, stafin, lotjarët, tifozët por edhe policinë e shtetit. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë (qesh).

Çdo tur varet nga të gjithë, nëse jemi pozitiv këtë energji marrin edhe djemtë. Kur e mendoj tani, kam patur frikë kot pasi nuk na rrezikuan fare. Vlerësimi sot është më shumë se 10, jemi më të mirët e grupit, humbëm një ndeshje në Poloni që nuk duhej ta humbnim. Duhet të kemi parasysh që kemi edhe 3 finale. Ne tani mendojmë Çekinë, sot festojmë të gjithë. Çekia është më e mirë se Polonia dhe nuk ka vend për eufori. Të gjithë kanë të drejtë të festojnë.

Tre herë e kam parë intervistën e Dakut kur qau dhe tre herë kam qarë po vetë unë. Te goli i sotëm ishte fantastik, sulmues rrace.

Goli Aliajt apo i Asanit? Të dy ishin fantastikë, nuk mund t’i harroj.

A jemi në rrugën e duhur? Niveli ka progresuar goxha. Kam besim te kjo Kombëtare. Nuk themi që jemi më mirë se Polonia e Çekia por ballafaqohemi me to. Lojtarët janë të nivelit të lartë, marrin minuta. Shumë prej tyre luajnë në Serie A. Kanë të ardhme të sigurtë”, tha Duka.

Po ashtu, kreu i FSHF-së, ka uruar edhe në rrjetet sociale.

“Super super, super fitore e Kombëtares ndaj Polonisë! Zemra mal për këta djem dhe për tifozët fantastikë që mbështetën papushim skuadrën dhe e motivuan të arrinte këtë fitore historike. Dua t’i falënderoj të gjithë një nga një që bënë të mundur këtë sukses madh, që na afron gjithmonë e më shumë drejt objektivit, finaleve të Euro ‘Gjermani 2024’.

Është momenti të festojmë, por nuk duhet kurrsesi të kalojmë në eufori, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të nisim që nga nesër punën për ndeshjen e radhës, pasi kemi edhe tre finale për të luajtur. Urime edhe një herë skuadrës, stafit teknik për punën e bërë dhe tifozëve. Të vazhdojmë kështu, jemi të ndërgjegjshëm që kjo skuadër ka potencial të madh dhe yjet tanë kuqezi na bëjnë të gjithëve të ëndërrojmë. U jemi përjetë falënderues tifozëve që e kthyen stadiumin në një arenë që ushtoi për 90 minuta në mbështetje të simbolit të të gjithë shqiptarëve.

Suksese dhe forca Shqipëria!”, shkruan ai.

Etiketa: dukaKryesore1

Lajme të lidhura

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi
Sport

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26
Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së
Sport

Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së

16:27 - 12/09/26
‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit
Sport

‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

13:39 - 12/09/26
Para
Nis viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në banka për herë të parë

Nis viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në banka për herë të parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com