GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati i Pashko Ujkës, çfarë zbuluan kamerat dhe ku janë përqendruar hetimet

13:26 - 02/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Shkodër, ish-deputeti dyshohet se u ndoq disa ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ish deputetit Pashko Ujka, grupi hetimor i cili po heton ngjarjen e ndodhur mbrëmje e 29 nëntorit, në Shkodër, duket se është larg arritjes së konkluzioneve dhe ngritjes së pistës kryesore të hetimit, po ashtu edhe gjetjes së autorëve. Hetimet janë përqendruar tek e shkuara politike si deputet dhe ish kryetar komune, por nuk ka rezultuar e suksesshëm si pistë në gjetjen e ndonjë gjurme për të arritur tek autorët. Gjithashtu, pista e ngritur e konflikteve të mundshme dhe problemet që mund të ketë pasur i biri i tij me persona të ndryshëm, edhe kjo pistë ka rënë poshtë. Janë marrë në pyetje familjarët e Pashko Ujka të cilët mësohet se kanë deklaruar se i ndjeri nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd, ndërsa në lidhje me biznesin e tij rezulton të mos ketë probleme me borxhet apo konflikte tjera. Fillimisht u shpresua se nga administrimi i kamerave të sigurisë së bizneseve aty afër do arrihej në një konkluzion, apo në të identifikohet autori apo autorët. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë së asaj nate, shihen lëvizje të njerëzve, ndërsa ende nuk është e qartë nëse në këtë vrasje kanë marrë pjesë 1 apo 2 persona, pasi një nga kamerat e bizneseve të administruara ka arritur të kap dy persona me të zeza që lëvizin me shpejtësi në drejtim të zonës së Universitetit.

Një fakt tjetër mjaft interesant është se zona kishte defekt në furnizimin me energji elektrike të rrugës dhe të parkut, për shkak të motit dhe shkarkesave atmosferike, kjo ka bërë që grupi hetimor të bëjë sekuestrimin e kamerave në një hapësirë të gjerë, të bizneseve por edhe objekteve të ndryshme për të parë nëse ka lëvizje të dyshimta.  Nga burimet bëhet me dije se po bëhet administrimi i kamerave dhe pamjeve të regjistruara 10 ditët e fundit, të zonës së bizneseve rreth parkut të institutit siç njihet në Shkodër ku edhe ka ndodhur vrasja. Deri tani nuk është arritur të administrohet asnjë provë konkrete që të çon në pistën që të bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Përveç të afërmve janë marrë në pyetje edhe bashkëpunëtor dhe personave që kanë pas të bëjnë me ish deputetin nëse janë në dijeni mbi ndonjë konflikt apo probleme tjera. Grupi hetimor, nuk kanë arritur të ngrenë një pistë konkrete, rreth shkaqeve të vrasjes. Të vetmen provë që ka grupi hetimor është se vrasja është kryer nga profesionist, i cili ka qëlluar pas shpine dhe pavarësisht se në zonë kishte lëvizje njerëz, autori ka qenë  i favorizuar nga moti me reshje të dendura shiu dhe mungesës së ndriçimit publik në zonë. Edhe kjo vrasje vështirë do zbardhet pasi pistat janë të pakta ndërsa vetë viktima kishte rreth 5 ditë që kishte ardhur nga Italia ku ndodhej për kurime për shkak të shëndetit të dobësuar kohët e fundit.

A do jetë kjo një vrasje e cila do të ketë një autor, apo do të jetë si një nga ato atentate që nuk zbardhen kurrë dhe dosjet ngelën të mbyllura, duke mos u hapur ? A do të jetë ky dështimi i radhës i policisë lokale të Shkodrës në bashkëpunim me atë të Shtetit dhe grupit hetimor ?

Etiketa: atentati i pashko ujkeshetimetkamerat e siguriseKryesore1

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Përgjigjet e disa prej mistereve të njerëzimit

Përgjigjet e disa prej mistereve të njerëzimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com