GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Viti i ri shkollor/ PD: Veliaj përdor propagandën politike te fëmijët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Viti i ri shkollor/ PD: Veliaj përdor propagandën politike te fëmijët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një deklaratë për mediat ditën e sotme, theksoi se në nisje të vitit të ri shkollor, Erion Veliaj po përdor propagandën politike mbi fëmijët.

Sipas Telitit, mbi 70 mijë banorë të Tiranës nuk kanë asnjë shkollë.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim si prind, ju uroj nxënësve dhe gjimnazistëve gëzuar ditën e parë të shkollës. Rrugë të mbarë në udhën e dijes, sidomos atyre vogëlushëve që sot fillojnë klasën e parë.
Duke uruar nxenësit nuk mund të harrojmë prindërit, pa përpjekjet dhe sakrifcat e të cilëve nuk do ishte i mundur arsimimi i këtij brezi dhe brezave të shkuar të Shqipërisë.
Partia Demokratike, duke respketuar punën e mësuesve dhe duke e ndarë trupën e tyre fisnike nga një grup aktivistësh dhe patronazhistësh që gjenden mes tyre me urdhër partiak shpreh mbështetjen e pakufiJshme për ta.
Edukimi i fëmijëve tanë kalon në duart dhe mendjet e tyre.
Megjithatë, ne këshilltarët bashkiakë të opozitës në Tiranë kemi vënë re me shqetësim se, edhe sot si përherë, me Rilindjen dita e parë e shkollës u përdor për propagandë politike.
Pjesë e propagandës është fakti se disa nxënës trajtohen si të nënës dhe ca si të njerkës. Buçasin ekranet me disa shkolla rreth qendrës së qytetit dhe heshtet për disa të tjera.
Jo pak, por 70 mijë banorë të njësisë administrative 16 nuk kanë shkolla. Zero. As 9 vjecare dhe as të mesme.
Krejt ndryshe nga sa thote Erion Veliaj, pretimet e të cilit po i ribëjmë publike nëpërmejt këtij statusi të tij në Facebook.

Në vitin 2021 Veliaj premtonte 3 shkolla, në vitin 2023 ai e rriti stekën duke premtuar 5 shkolla te reja.
Bashkangjitur media dhe publiku kanë edhe deklaratat.

Vitet kanë kaluar dhe premtimet janë shtuar, por 70 mijë banorët e Astirit dhe zonës përreth duhet të emigrojnë për të arsimuar fëmjët e tyre.
Shkollat më të afërta janë shkolla në qëndër Kombinat apo Vasil Shanto dhe Andrea Stefani e cila është në zonën e Laprakes, njësia 11.
Jo vetëm që nuk eshte hapur asnjë shkolle e re, por ndertimi ende nuk ka nisur.
Sic do ta shihni në këtë foto, mbi premtimet ka mbirë bari i harresës dhe janë hedhur hekura dhe mbetje të mashtrimit të Veliajt.

Ky është realiteti përtej propagandës. Kjo është fytyra e vërtetë që fshihet pas ndriçimit televiziv.
Erion Veliaj i ndërton shkollat me pesëfishin e kostos së standardit europian.
Por këtë standard e tejkalon vetëm në financa, standardet e tjera, që nga ngrohja, siguria, higjena, mbipopullimi (nxënës për klasë) nuk janë aspak europiane.
Kur këto janë pamjet në Tiranë imagjinoni në Shqipërinë e periferisë, të rretheve, të fshatrave të largët.”, u shpreh Teliti.

Etiketa: DenoncimiDorian TelitiPD

Lajme të lidhura

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Aktualitet

Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

18:05 - 20/08/26
PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi
Aktualitet

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

14:39 - 20/08/26
Para
Poni pendohet për ndërhyrjet estetike, ka një thirrje për vajzat

Poni pendohet për ndërhyrjet estetike, ka një thirrje për vajzat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve
Aktualitet

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26

Zjarri që ka përfshirë prej ditësh sipërfaqe të konsiderueshme toke në Pukë vijon të jetë aktiv, ndërsa situata paraqitet më...

Lexo më shumë
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

18:10 - 20/08/26
Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

18:05 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com