GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Debutimi me Teutën, Arapi: Do na mungojnë këta lojtarë

13:20 - 02/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Debutimi me Teutën, Arapi: Do na mungojnë këta lojtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Renato Arapi do të jetë në postin e trajnerit të Teutës për të parën herë që pas largimit të Edi Martinit javën e kaluar. Këtë të premte Teuta do të ndeshet me Vllazninë për raundin e 11 të Superligës në orën 16:45 në ‘Elbasan Arena’.

Duke folur në konferencën për mediat në prag të kësaj sfide, Arapi theksoi se skuadra është optimiste dhe e entuziazmuar.

“Ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë dëshira dhe entuziazmi që ka shfaqur ekipi. Kjo të bën të ndihesh mirë.  Jam shumë i kënaqur që ekipi ka pasur dëshirë dhe entuziazëm. Jemi munduar që të ndryshojmë pak gjëra dhe ekipi ka reaguar shumë mirë, edhe pse është e vështirë që në një kohë kaq të shkurtër skuadra t’i thithë ato që kërkojmë ne. Ndryshimet e mëdha nuk është se mund t’i bëjnë mirë ekipit. Jemi munduar të kemi një skuadër të ekuilibruar, pasi ekipi ka pësuar. E kam thënë dhe kur kam qenë lojtar, nuk është faji i mbrojtjes kur pësojmë apo kur sulmojmë nuk janë vetëm sulmuesit. Do të mundohemi që të bëjmë një lojë grupi sa më të mirë”.-theksoi ai.

Më tej duke folur për kundërshtarët, tekniku ka shfaqur vlerësim maksimal dhe ka shtuar se janë një nga ekipet më të mira të fundit.

“Është një nga ekipet më të mira të momentit. Për mendimin tim, edicionin e shkuar ka qenë një skuadër më e rrezikshme, megjithatë afrimet që ka bërë këtë vit janë duke bërë paraqitje të mira. Uroj t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje, pasi e kemi përgatitur në mënyrën e duhur, që gjithçka të shkojë siç e mendojmë ne.”-shtoi Arapi.

Ish-drejtori sportiv i ‘Djemve të Detit’ tha ndër të tjera që në këtë ndeshje do të ketë mungesa të rëndësishme si Aleksi dhe Todorovski.

 “Kemi dy mungesa, Aleksin, që është një nga lojtarët kryesorë të ekipit, dhe Todorovskin, por kemi një grup lojtarësh shumë të mirë, kushdo që do të aktivizohet ka aftësitë të zëvendësojë çdo lojtar në çdo pozicion. Ndryshimet janë të vështira, aq më tepër në një kohë kaq të shkurtër, por këto ditë kemi punuar dhe në aspektin e mbrojtjes, diçka që e kemi pasur pak problem. Shpresojmë që ato që kam kërkuar t’i zbatojmë dhe në fushë. Edhe kur kam qenë futbollist në çdo ndeshje kam hyrë për të fituar, pavarësisht çfarë sjell fusha e lojës. Me të njëjtin mentalitet do të futem dhe si trajner”,-deklaroi Ish-kapiteni i durrsakëve./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: arapiMUNGESATeuta

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
10 thënie të mençura nga Ernest Heminguej

10 thënie të mençura nga Ernest Heminguej

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com