Me përfundimin e ndeshjeve të Kombëtareve, vjen momenti për futbollin shqiptar. Këtë mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë për ndeshjet e turit të 1/16-tave, të cilat janë me tek takim, pra eliminim direkt.
Fokusi më i madh pritet të jetë tek Skënderbeu dhe Laçi, dy skuadrat e Superiores që do të luajnë në fushë të martën me Apoloninë dhe respektivisht Shirokën. Shkak i kësaj zhvendosjeje bëhet që skuadrat të kenë kohë për të rikuperuar për sfidat e fundjavës.
Të mërkurën, vëmendja do të jetë tek pretendentët si Besëlidhja, Pogradeci, Flamurtari, Besa dhe Kukësi. Të gjitha duelet do të luhen në të njëjtën orë, 13:00.
KALENDARI
E martë, 17 nëntor
Skënderbeu – Apolonia, 13:00.
Laçi – Shiroka, 13:00.
E mërkurë, 18 nëntor (Të gjitha në orën 13:00)
Kastrioti – Eagle Football
Besa – Korabi
Iliria – Luftëtari
Pogradeci – Kukësi
Flamurtari – Butrinti
Bylis – Besëlidhja









Discussion about this post