GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Socializmi dhe Rilindja (Një histori e shkurtër abuzimi te Albpetrol)

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet të gëzohet Edi Rama?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ola Xama

Kompania publike Albpetrol kaloi një periudhë të vështirë financiare në vitin 2020 për shkak të rënies së çmimeve të naftës gjatë pandemisë. E keqmenaxhuar dhe e shfrytëzuar nga politika sa herë i duhej për punësime e para, nuk ishte e aftë që të përballej me emergjencën. Drejtimi merr masa drastike dhe ul me 60% pagën bazë të punonjësve. KLSH ka gjetur që për disa punonjës paga u ul nën nivelin minimal ligjor 26 mijë lekë që ishte në atë vit.

Vitin tjetër situata ndryshon disi dhe çmimet e naftës normalizohen. Kjo ndihmoi kompaninë që të lidhë kontrata për shitje nafte dhe të përmirësojë gjendjen financiare. Bordi, i njëjti që miratoi kërkesën e administratorit Genti Gazheli për të ulur pagat, merr këtë vit vendim për t’i dhënë shpërblim vetes në masën 2.2 milion lekë të vjetra për anëtar. Miratimi sipas KLSH është bërë në konflikt të pastër interesi, pasi askush nuk mund të japë shpërblim për veten.

Në të njëjtin vit, administratorët që pasuan drejtimin e kompanisë Albpetrol (6 për dy vjet), firmosin urdhër për t’i dhënë dietë me litra karburant antarëve të Bordit. KLSH ka gjetur se mbledhjet zhvilloheshin në Tiranë dhe nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë konsumin e naftës. Bordi ka marrë në vitin 2021 dhe 2022 afërsisht 500 litra karburant në muaj dhe 1000 litra për gushtin. Për dy vjet shpërblimet me naftë dhe paga të antarëve të Këshillit kapin vlerën 46 milion lekë të vjetra.

KLSH kishte lënë rekomandim që të bëhej kompensimi i pagave të ulura në pandemi për punonjësit, por askush nuk lëvizi dorën që të firmosë një vendim të tillë. Rilindja e ngre dorën atëherë kur ka nevojë për ty, të merr në punë dhe kur bëhet keq të ul rrogën. Në ndryshim nga socializmi që kur është mirë e shpërndan për të gjithë, rilindja ia rrit vetëm vetes dhe ty të le ashtu, mjafton që të mbash frymën gjallë dhe të varesh nga ta.

*

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Albpetrol që kanë përfituar naftën dhe pagat shpërblim:

– Evis Berberi – Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar;

– Ilia Gjermani – Drejtor i Hidrokarbureve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;

– Evis Mamaj – Drejtore e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;

– Laureta Omeri – Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol

Etiketa: Ola XamaOpinion

Lajme të lidhura

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Para
Taksa e pronës, ekspertja: Qytetarët mund të divorcohen se…

Taksa e pronës, ekspertja: Qytetarët mund të divorcohen se…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Punime pa leje dhe pagesa para miratimeve”/ Zhupa: KLSH nxjerr zbuluar Ministrinë e Gonxhes, ligji vlen vetëm për qytetarët
Aktualitet

“Punime pa leje dhe pagesa para miratimeve”/ Zhupa: KLSH nxjerr zbuluar Ministrinë e Gonxhes, ligji vlen vetëm për qytetarët

17:36 - 14/08/26

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas konstatimeve të Kontrollit të Lartë të...

Lexo më shumë
SPAK hap aplikimet për 40 hetues të rinj në BKH, kriteret dhe afati

SPAK hap aplikimet për 40 hetues të rinj në BKH, kriteret dhe afati

17:12 - 14/08/26
Protesta hyn në ditën e 76-të, në shesh sot zbret edhe diaspora! Pritet një pjesëmarrje e shtuar

Protesta hyn në ditën e 76-të, në shesh sot zbret edhe diaspora! Pritet një pjesëmarrje e shtuar

17:06 - 14/08/26
Flakët përfshijnë pyjet e Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë pyjet e Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

16:09 - 14/08/26
Man. City nuk e lejon largimin e Rodrit, nëse Barça nuk paguan 70 milionë euro

Man. City nuk e lejon largimin e Rodrit, nëse Barça nuk paguan 70 milionë euro

15:29 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com