GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përpjekjet për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

21:03 - 12/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Përpjekjet për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Vjosës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspertë shqiptarë dhe të huaj nisën takimet me komunitetet e banorëve për të ndërtuar një plan menaxhimi të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në Vlorë, Gjirokastër dhe Tepelenë interesimi më i madh i banorëve të 13 bashkive mbetet për mundësitë, jo vetëm në sektorin turistik, por edhe atë bujqësor.

Pas frenimit të ndërtimit të digave të hidrocentraleve tani banorët synojnë të ndërtojnë sipërmarrje të vogla për të pëmirësuar ekonominë në disa prej zonave që kanë mbetur tejet të varfra dhe janë prekur ndjeshëm nga emigracioni.

Në mars të këtij viti qeveria shqiptare e shpalli Vjosën Park Kombëtar duke i dhënë një shkallë të lartë mbrojtjeje, sidomos nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve, lumit të vetëm të egër të Europës.

Ekspertë shqiptarë dhe të huaj nisën takimet me komunitetet e banorëve për të ndërtuar një plan menaxhimi të Parkut Kombëtar të Vjosës, pas një marrëveshje të qeverisë shqiptare me kompaninë amerikane “Patagonia” , në mesin e këtij viti.

Ekspertët po diskutojnë me banorët dhe përfaqësuesit vendorë mundësitë që janë krijuar nga statusi “Park Kombëtar” por edhe kufizimet e shumë aktiviteteve që cënojnë mjedisin. “Diskutimet po përqëndrohen në katër çështje krysore Planin e Menaxhimit, aktivitetet, përdorimin e territorit si dhe interpretimin dhe turizmin”, thotë Rei Koçi nga qendra Marëdhënie.

“Interesat e banorëve janë të ndryshme në varësi të sektorëve por kryesoret janë ato të vaditjes , zhvillimi i biznesit, turizmi sigurisht sepse ky është një moment i artë dhe një mundësi e artë për t`u shfrytëuar për të tërhequr turizëm cilësor në Parkun Kombëtar por edhe në Shqipëri.”

Sipas zonjës Koçi pjesëmarrja e banorëve është mjaft e rëndësishme në këtë proçes.

“Nëpërmjet këtyre dëgjesave ne përpiqemi të shkojmë në qendrat kryesore urbane dhe t`i sjellim ata së bashsku por dhe duke shkuar ne tek ata , në çdo qytezë ,në çdo fshat. Pjesëmarrrja deri tani ka qenë e mirë dhe intersi është i lartë.”

Disa ekspertë ndërkombëtarë në fusha të ndryshme po mbështesin hartimin e planit të menaxhimit për Vjosën.

Eksperti për turizmin Jack Delf thotë se Plani i Menaxhimit është një proces shumë i rëndësishëm.

“Ajo që kërkojmë të bëjmë me planin tonë të menaxhimit është të ndihmojmë banorët dhe sektorin turistik të kuptojnë që kanë një destinacion të pabesueshëm kulturor,natyror,spotiv, me pamje fanatstike të peisazhit”, thotë zoti Delf.

“Ne përpiqemi të krijojmë bindje tek banorët që këto vlera nuk janë për turizmin masiv, por për turizmin e një niveli të lartë që krijon më shumë të ardhura dhe ka ndikim të vogël në mjedis. Në të ardhmen ju mund të ndërtoni një turizëm të nvielit të larët që do të sjellë më shumë ta ardhura dhe për ta bërë këtë të gjihë aktorët duhet të përfshihen , aktorët shtetërorë, komuniteti i biznesit, komuniteti i banorëve, të gjithë kanë një rol për të luajtur. Duhet të kuptohet pritshmëri e “brendit” që sejcili do të krijojë pasi sejcili mund ta dëmtojë këtë “brend”. Ne duhet të krijojmë një brend të klasit botëror bazuar tek vlerat e mëdha të Luginës së Vjosës dhe ta shpërndajmë atë”, thotë eksperti i turizmit.

Zonat që përshkohen nga lumi Vjosa janë tejet të prekura nga emigrimi dhe investimet janë të pakta. Kryetari i ri i bashkisë Memaliaj Albert Malaj thotë se banorët janë të lidhur me lumin Vjosa.

“Qyteti i Memaliajt, gjithë banorët e bashkisë së Mmemaliajt kanë lidhje me lumin për shkak se në disa zona furnizohen me ujë të pijshëm, por ndër vite ka qenë dhe sistemi vaditës, i cili tashmë mund të themi që është shkatërruar dhe nuk funksionon, sidomos gjatë punimeve të ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit i cili mbeti i papërfunduar”.

“Zona kishte mbetur peng për rreth 25 vite për shkak të ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit”, thotë më tej zoti Malaj.

“Në momentin që u vendos që nuk do të bëhet hidrocentrali dhe u shpall Park Kombëtar ka një interes të madh për të investuar, sidomos për agroturizmin në shujmë zona të bashkisë së Memaliajt, por edhe më gjerë”. Proçesi i menaxhimit të Vjosës sipas ekspertëve do të marrë kohë dhe synimet janë që 5-vjeçarin e parë Vjosa të jetë një destinacion i qëndrueshëm dhe në një të ardhme afatmesme të kthehet në një destinacion të klasit botëror”.

Lumi i Vjosës është ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos përsa i përket prurjeve të shumta ujore. Me një gjatësi prej 272 km Vjosa rrejdh nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon territorin shqiptar deri në derdhjen në Adriatik.

Organizatat mjedisore vendase dhe ndërkombëtare bënë një betejë disavjeçare për ta mbrojtur Vjosën dhe nëndegët e saj ku planifikoheshin të ndërtoheshin 31 hidrocentrale të cilat do të sillnin cënimin e atij që quhet “lumi i vetëm i egër në Europë me rrjedhë të lirë të papenguar nga digat”. /Voa/

Etiketa: Vjosa

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Ky është momenti ynë më i mirë”, Bushi: Reja ka luksin e zgjedhjeve për kombëtaren A me elementët e U-21

Bushi në “qiellin e shtatë”: Mund të mposhtim edhe Gjermaninë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com