GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender abuziv: Veliaj iu fal 600 MLN lekë ish-deputetit të PS-së dhe mashtrueses Pepa

12:07 - 13/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Tender abuziv: Veliaj iu fal 600 MLN lekë ish-deputetit të PS-së dhe mashtrueses Pepa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është kujtuar më në fund të vërë dorë në disa fusha dhe ambiente sportive që janë drejtë shkatërrimit. Rehabilitimi i dy komplekseve sportive justifikon paratë e fondeve për dy tenderë, por abuzimet e Veliajt krijojnë dyshimin se aty ka korrupsion.

Tenderi i parë ka si objekt  “Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi “Dajti”, për të cilin janë vënë në dispozicion 380 milionë lekë. Fjala është për fushat prapa Universitetit të Sporteve.

Projekti u premtua vitin e shkuar, por tani u gjetën bashkëpunëtorët e duhur për aferën kryebashkiakut. Tenderi është nënshkruar më datë 11 shtator 2023 dhe kontraktori ka afat 6 muaj që të përfundojë punimet.

Sipas dokumenteve standarde të tenderit, bashkia do të ndërhyjë në dhomat e zhveshjes për t’i rehabilituar, pjesën ku qëndrojnë familjarët dhe mbështetësit e atyre që luajnë në këto fusha si dhe pritet të ndërtohen kafeteri. Këto të fundit janë pjesa më e rëndësishme e projektit të Veliajt.

Gjithçka është parashikuar të ndërtohet si në foton më poshtë që punonjësit e Veliajt e kanë dizajnuar aq bukur në kompjuter. Por shkëlqimin e projektit e zbeh fakti që Veliaj ka qëllim kryesor abuzimin me fondin.

 

Për këtë ka thurur planin që tenderi të jepet pa garë tek miqtë e ngushtë, ashtu siç do ta tregojnë më poshtë.

Sikur shohim në dokument, për projektin kanë paraqitur interes  13 kompani, por 12 prej tyre edhe pse kishin oferta më të lira me vlerë 300-310 milionë lekë, janë skualifikuar nga Veliaj në fazën e parë. E qartë, se kryebashkiaku i hapi rrugën miqve të tij  “Pepa Group Group” sh.p.k & “Active” sh.p.k. që kishin paraqitur ofertën më të shtrenjtë, me vlerë 330 milionë lekë.

Kështu këto dy kompani mjaft të njohura për aferat me fondet publike, e përfituan kontratën pa konkurrencë. Monitoruesi Open Data Albania e shtoi këtë kontratën në listën e tenderëve me “Red Flag”, që është shenja se ka risk të lartë për korrupsion nga zyrtarët.

280 milionë lekë të tjera vjedhje

Ndërkohë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kontratën tjetër e cila parashikon rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi “Fushat sportive Pishinat”, që gjendet pranë digës së Liqenit Artificial. Edhe ky tender është nënshkruar në të njëjtën datë me prokurimin me sipër si dhe është ndjekur e njëjta rrugë.

A duhet t’i jepej ky tender të njëjtës kompani? Kriteri është që kur një firmë gjendet e angazhuar në kontrata të tjera publike, favorizohen ofertat e kompanive të tjera, për të mos vënë në rrezik zbatimin në kohë të kontratës.

Por, kur Veliaj ka një interes personal, nuk pyet për rregulla dhe ligje. Për më tepër, 280 milionë lekët e këtij tenderi u falën sërish pa garë.

Edhe në dokumentet e këtij tenderi shohim që sërish 12 firma përveç fituesit kanë paraqitur ofertat e tyre dhe të gjitha me vlerë shumë më të ulët. Por, edhe këtë herë ato janë skualifikuar pa asnjë argument ligjor dhe mbeti serish e vlefshme vetëm pjesëmarrja e bashkimit të operatorëve Pepa Group Group” sh.p.k& “Active” sh.p.k me vlerë  260 milionë lekë. Vini re, se oferta është sa 88% e fondit limit. Mjafton vetëm ky fakt për të ngritur dyshime se pas tenderit ka një marrëveshja korrupsioni.

Sigurisht, këto dy kompani e përfituan edhe këtë kontratë në kundërshtim të ligjit dhe sërish stafi i Veliajt ka fituar shenjën “Red Flag” nga monitoruesi Open Data Albania.

Dy kambana alarmi në një ditë, por këta nuk e lënë SPAK-un të marrë frymë. Me cilin tender të merret më parë SPAK-u?!

Nga ana tjetër, heshtja e Agjencisë së Prokurimeve Publike, e KLSH-së dhe e SPAK-ut ka të bëjë me faktin se këta janë njerëzit “tanë”.

Edhe në rastin që po flasim shohim se si dy kontratat i janë dhënë sipërmarrësve të njohur. Firma “Active” sh.p.k është në pronësi të Edmir Durakut, i cili është djali i ish-deputetit të PS Shyqyri Duraku, të cilët kanë në pronësi edhe firmën Vila Duraku.

Ata po përfitojnë fonde publike pa masë, sidomos pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur Gerta Duraku, vajza e familjes, u zgjodh deputete nga listat e PS-së. Pra, i ati me lidhjet e vjetra që ka, po i mbërthen fort tentakulat në buxhetin e shtetit që t’u sigurojë të mirat e pushtetit edhe fëmijëve të tij.

Ndërsa firma “PEPA GROUP” shpk ka administratore dhe aksionere Violeta Pepën, e cila njihet për shumë kontrata që ka fituar nga procesi i Rindërtimit, që nuk i ka zbatuar. Pepa ka mashtruar dhe nuk ka kryer në kohë ndërtimet apo riparimet e banesave të prishura që i ishin përcaktuar në bazë të kontratës.

Në një emision televiziv, Fiqiri Hazizllari nga Shijaku ka treguar se tre vjet pas tërmetit, banesa e tij qëndronte e paprekur.

Dëmtimi i banesës ishte i shkallës DS4, për shembje. Bashkia Shijak premtoi rindërtimin e saj, ç`ka sipas qytetarit rezultoi të ishte një mashtrim.

“Nënkryetarja e Bashkisë më thoshte mos ki merak shtëpinë do ta bëjë shteti, do ta bëjë firma. Vetëm inxhinieri që zonja e urbanistikës më dha një numër, erdhi e pa e tha që unë nuk e ndërtoj dot me 20 milionë lekë. Pra, këtu kemi një mashtrim”, tregoi ai.

Bashkia e Shijakut pranoi faktin se banori ishte përfitues i një banese 1+1 e cila i kishte kaluar për rindërtim Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Tre vjet pas tërmetit, Bashkia Shijak deklaroi se banesa nuk do të rindërtohet, por qytetari do të përfitojë 2.2 milionë lekë për ta ndërtuar vetë atë.

Në prill 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri tender për rindërtimin e banesave individuale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre banesave

Në 3 gusht 2020, FSHZH lidhi kontratë me bashkimin e operatorëve, Kevin Construksion sh.p.k ,

me administrator Lavdrim Gjici, vëllain e ish- kryetarit të Bashkisë së Kuksit Safet Gjici. Company Riviera 2008 sh.p.k me administrator Agim Kola, vëllain e ish -deputetit të partisë socialiste Ndue Kola. Si dhe me Pepa Group sh.p.k ku administratore rezulton znj. Violeta Pepaj.

Por, asnjëra nga këto firma edhe morën fonde nga Rindërtimi nuk kanë kryer punën që u takonte.

Kështu që nuk është çudi që edhe në këto komplekse sportive Pepa të harxhojë vetëm pak bojë për dhomat e zhveshjeve dhe lekët t’i fus në arkën e saj.

Lexo edhe:‘Ballkani i Hapur’, Vasili: Poshtërim me turp i 75 deputetëve rilindas që votuan kundër amendamentit në Kuvend

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimerionm veliajfamiljegerta durakuPSshyqyri durakutendervioleta pepa

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Kryetarja e GJKKO: Janë hetuar e gjykuar funksionarë të lartë

Kryetarja e GJKKO: Janë hetuar e gjykuar funksionarë të lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com