GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Regjistrimet/ Ulet numri i studentëve në shumë Universitete

15:21 - 13/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Regjistrimet/ Ulet numri i studentëve në shumë Universitete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raundi i parë i regjistrimeve në universitete ka përfunduar më 11 shtator, ku nga 19.612 aplikime, më shumë se 70% prej tyre e kanë bërë zgjedhjen për profesionin e së ardhmes.

Ndërsa një mundësi e dytë aplikimi do u jepet nga 15 shtatori deri në 17 shtator. Numri i saktë i studentëve për vitin e ri akademik që nis më 2 tetor do të mësohet në fund të mbylljes së regjistrimeve, por ka një sërë treguesish që tregojnë se trendi i rënies së numrit të të rinjve vazhdon.

Treguesi kryesor është se nga rreth 30 mijë maturantë, 1/3 e tyre kanë aplikuar për studimet e larta jashtë vendit, ose kanë zgjedhur të mos vazhdojnë universitetin.

Tkurrja e studentëve mbarë vendit reflektohet edhe te ulja e kuotave të lira në institucionet e arsimit të lartë. Teksa janë plotësuar vendet në mjekësinë e përgjithshme dhe arkitekturë, universitetet rajonale po vuajnë mungesën e të rinjve ku dhjetëra degë kanë zero studentë të regjistruar, sidomos ato programe studimi që të çojnë drejt mësuesisë, apo që lidhen me bujqësinë si dhe të rrezikuara janë shkencat sociale.

Top Channel kreu një krahasim të kuotave të këtij viti me ato të vitit 2022, ku rezulton se në institucionet e arsimit të lartë në rrethe përgjithësisht vendet në auditorë për vitparistët janë ulur me rreth 300 kuota. Ndërsa këtij fenomeni ku aplikimet kanë qenë më pak se vende në dispozicion, që si rrjedhojë e bën më të lehtë rrugën për të fituar të drejtën për në universitet, nuk i ka shpëtuar as Universiteti i Tiranës.

Ky universitet pavarësisht se mbetet më i preferuar, sërish është prekur nga tkurrja e vendeve të lira për aplikime. Kryesisht këtë e ndjen Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku për shembull më konkretisht dega e kimisë në 2022 ka pasur 100 vende, këtë vit kuotat ishin 58, por në raundin e parë u regjistruan vetëm 4 studentë, e 54 vende mbeten bosh për raundin e dytë.

Kriteri për të mbajtur hapur një program studimi është të ketë të regjistruar të paktën 10 studentë, ndaj shqetësuese është interesi i paktë i të rinjve ndaj degëve me prioritet kombëtar. 2023-shi e gjen Universitetin e Tiranës me 666 vende më pak për maturantët, krahasuar me vitin e shkuar ku kishte 4907 kuota për vitin e parë Bachelor, por që prej tyre mbetën të paplotësuara 1914 kuota. Ndaj kur vjet jo të gjitha vendet e lira u ezauruan nga të rinjtë, ky është sinjali që edhe panorama e këtij viti akademik nuk është shpresëdhënëse për numrin e studentëve.

Etiketa: regjistrimetUniversitete

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Euro2024, ja sa përfiton kombëtarja nëse kualifikohet

Euro2024, ja sa përfiton kombëtarja nëse kualifikohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com