GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku i tregon Soreca-s vijat e kuqe: Ja ku duhet të…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku i tregon Soreca-s vijat e kuqe: Ja ku duhet të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takua ditën e sotme me kryetaren e komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku. Në fokus të diskutimit të tyre ishin temat e nxehta që lidhen me çështjet kryesore të Shqipërisë në procesin e integrimit.

Në takim deputetja demokrate Tabaku vlerësoi vullnetin politik të Presidentes Von Der Leyen në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu edhe për integrimin e Ukrainës. Më tej ajo shtoi se Qeveria shqiptare duhet të ketë angazhime serioze për të mos u investuar në projektligje që janë shqetësim për vendin dhe gjithashtu edhe Brukselin. Ajo e vuri theksin në angazhimin e qeverisë për Amnistinë Fiskale që jo rrallë është marrë publikisht nga mazhoranca dhe që përbën një vijë të kuqe të BE dhe Partisë Demokratike.

Një temë e diskutimit ishte dhe ajo e rrjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS, që sipas Tabakut është dëshmi e një shteti që është disfunskional.

Ajo vuri në dukje se të dhënat e mbi 900 mijë shqiptarëve dolën në skemën e famshme të patronazhistëve ndërkohë që të dhënat e targave, pagave dhe sulmi iranian kibernetik demonstruan probleme që bëjnë fajtor qeverinë. Sipas saj skandali TIMS me të dhënat personale është një nga ato probleme që prekin thellë besueshmërinë e qverisë sonë dhe institucioneve shqiptare, ndaj kërkoi që të shtohej kërkesa për implementimin e GDPR. Një kërkesë që tanimë kërkohet dhe nga raporti i progresit.

Tabaku foli edhe në lidhje me fondet IPARD që në fakt janë dëshmi e një situate problematike në raport të integritetit të vendit tonë në sytë e familjes Europiane. Në planin e komisionit që ajo drejton, u shpreh deputetja demokrate, do jetë në fokus një analizë dhe një dëgjesë e gjatë publike me manxhimin e këtyre fondeve nga AZHBR.

Në takim, deputetja e PD u shpreh pozitivisht për SPAK pasi ka mundur të tregojë se mund të godasë në nivele të larta qeveritare dhe tek krimi i organizuar që shpesh është më i vështirë për t’u goditur në kushtet e Shqipërisë.

Goditjet e SPAK, sipas deputetes demokrate, jo vetëm detyruan kryeministrin të bëjë ndryshime jetike në qeveri por edhe në forcën e tij politike. Deputetja Tabaku u shpreh se qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë heqja dorë e politikës për të ndikuar në drejtësi dhe kjo duhet të vazhdojë për të qenë një vijë e kuqe që nuk duhet tejkaluar.

Ajo u shpreh e bindur që njohjet dhe dija e ambasadorit Soreca në lidhje me Shqipërinë është një mundësi e mirë që ai të jetë një zë i rëndësishëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve, ku një interes të veçantë ka dhe Reforma Zgjedhore që konsiderohet nga shumëkush si një tjetër reformë jetike për shoqërinë shqiptare.

Ndaj sipas deputetes demokrate vëmendja e tij duhet të jetë aty gjithashtu.

Etiketa: SorecaTabakuvijat e kuqe

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
Tekat e qeverisë, fatura e gjykatave ndërkombëtare arrin 214 mln euro

Kosovë-Serbi, Rama mbështet vetëm planin franko-gjerman

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së mërkurë nga të njëjtat kushte atmosferike, duke sjellë mot...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com