GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Komisionet e larta për transferimin e parave, BSH vendos t’i reduktojë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisionet e larta për transferimin e parave, BSH vendos t’i reduktojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisionet e larta për transferimin e parave kanë qenë një problem shqetësues për transfertat që bëheshin. Por, Banka e Shqipërisë ka vendosur që të marrë masa dhe ka përgatitur projekt-rregulloren që do të mundësojë për herë të parë shlyerjen brenda vendit të transfertave kombëtare në monedhën europiane.

Ky propozim është pjesë e një projekt-rregulloreje që ka hartuar Banka e Shqipërisë, e cila në rast se miratohet do të ulë ndjeshëm komisionet që paguajnë qytetarët kur transferojnë para jashtë vendit, duke vendosur një tavan maksimal për vlerën e komisioneve.

Sipas kësaj projekt-rregulloreje totali maksimal i komisioneve që mund të aplikohen nga bankat për transfertat në euro nuk do të jetë më shumë se 50 euro, përpos shumës. Aktualisht në vend, për të kryer një transfertë deri në 2000 euro komisioni shkon deri në 77 euro ose dhe më shumë, si dhe zgjasin në kohë. Ka edhe transferta në pika të tjera që shkojnë deri në 235 euro për transfertë deri në 7000 euro.

Konkretisht për transfertat me vlerë 10 mijë euro, komisioni që do të paguhet do të jetë 0.2% e shumës së transferuar dhe jo më shumë se komisioni minimum prej 6 eurosh. Komisioni do të jetë më i ulët në rastet e pagesave që dërgohen në dërgohen në mënyrë elektronike. Në projekt-rregullore thuhet që për transfertat deri në 10 mijë euro komisionet s’duhet të jenë më të larta se 3 euro.

Vendosja e tavanit do të arrihet falë ndihmës së një sistemi të ri AIPS EURO ku banka e Shqipërisë do të jetë pronare. Anëtarësimi i bankave në këtë sistem do të jetë me dëshirë. AIPS EURO është një sistem i shlyerjes bruto në kohë reale, i cili mundëson shkëmbimin e urdhër-transfertave vendase të cash-it në monedhën euro ndërmjet pjesëmarrësve për klientë të tyre, dhe shlyerjen e vazhdueshme, përfundimtare dhe të parevokueshme të fondeve të transferuara transaksion mbas transaksioni.

Etiketa: bshkomisionenorm tavan

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
Ferdinand Xhaferaj jep dorëheqjen nga PD e Durrësit, ja kush e zëvendëson

Ferdinand Xhaferaj jep dorëheqjen nga PD e Durrësit, ja kush e zëvendëson

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com