GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj blen kapakë floriri për pusetat, 500 MLN lekë i jepen të afërmit të Prefektit

11:47 - 14/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Veliaj blen kapakë floriri për pusetat, 500 MLN lekë i jepen të afërmit të Prefektit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në korrik të këtij viti Gijotina.com publikoi një shkrim ku tregohet se si Erion Veliaj bën çdo vit tenderë gjoja për të blerë kapakë për pusetat e rrugëve.

Kryebashkiaku i Tiranës shpenzon qindra milionë lekë për kapakë dhe zgara pusetash. Vetëm në vitin e shkuar bleu 650 milionë lekë kapakë. Me kaq fonde të mëdha, duket sikur Lali Eri blen kapakë prej ari për pusetat e rrugëve! Pa u mbushur 1 vit, duhen ndërruar kapakët, sepse kjo është edhe një mënyrë që të nxirren paratë nga buxheti i bashkisë. Ose nuk ndërrohen fare!

Kështu, më datë 24 korrik 2023, kryebashkiaku i Tiranës ka hapur një tender me objekt “Blerje zgara dhe puseta”. Për këtë prokurim janë lënë në dispozicion fondin limit me vlerë mbi 500 milionë lekë (pa TVSH).

 

Dhe më datë 13 shtator 2023 është shpallur fituesi. Në fakt, do të shohim se përfituesit janë miq e shok të Lali Erit.

Në dokument tregohet se tenderin e ka përfituar bashkimi i kompanive  
“LIGUS” sh.p.k, 
dhe “GENERAL TRADING” sh.p.k me ofertë  490 milionë lekë, pra sa 99% e fondit limit. Veliaj nuk heq dorë nga ofertat e shtrenjta.

Miku i perfektit të Qarkut Tiranë

Kontrata merr përmasat e një afere kur shohim se i është falur të afërmeve dhe miqve të pushtetit. Konkretisht “LIGUS” sh.p.k është në pronësi të Erion Muçaj – 50% dhe Amarilda Çelaj – 50%, të cilët zotërojnë fiktivisht aksionet. Sepse në të vërtetë pas kësaj kompanie qëndron Shupo Qendro, i afërmi i perfektit të Tiranës, Afrim Qendro.

Sipas të dhënave nga QKB, personi që ka hapur në muajin Mars 2015 këtë kompani quhet Natali Dhima. Në Janar 2017, Natalia ia ka dhuruar të gjitha aksionet e kompanisë “Ligus”, një personi tjetër që quhet Shupo Qëndro nga Progonati i Tepelenës, që siç mësohet është njeri i afërt i prefektit të Tiranës, Afrim Qëndro.

Por 6 muaj pasi Shupo Qëndro e kishte përfituar përmes dhurimit kompaninë “Ligus”, ka vendosur që në korrik 2017 të dhurojë 50 për qind të aksioneve tek një person tjetër, që është Erion Muçaj nga qyteti i Gjirokastrës.
Të dy së bashku aksionarët rrisin në mënyrë të menjëhershme kapitalin e kompanisë me 74 milionë lekë të vjetra secili.

Por, në datën 14 Tetor 2020, sërish Shupo Qëndro, çuditërisht vendos të largohet përfundimisht nga kompania “Ligus”, duke vendosur t’ia dhurojë 50 për qind të aksioneve të tij, shtetases Amarilda Çelaj nga qyteti i Vlorës.

Kontratat e dhurimit janë bërë jo para noterit, duke sjellë një dyshim të arsyeshëm se pas kësaj kompania që hyn në tenderë të majmë shtetërorë, vijon të qëndrojë Shupo Qëndro, njeriu i afërm i prefektit të Tiranës, Afrim Qëndro.

Aferat e familjes Petritaj

Ndërsa firma “GENERAL TRADING” sh.p.k  është në pronësi të Fabiola Petritajt. Ajo është vajza e biznesmenit të njohur Nefir Petritaj, që të dy bashkë zotërojnë edhe firmën “Shtator 90”. Përmes këtyre dy firmave ata kanë bërë kërdinë me tendera në sektorin e ndërtimit, sidomos në bashkinë Tiranë.

Por në fakt, duket se të gjithë pjesëtarët e familjes kanë nga një kompani. Nefir Petritaj është gjithashtu bashkëpronar në kompaninë e ndërtimit të komplekseve, L.T.O. – 3, themeluar në vitin 2002.

I biri i Nefir Petritajt, Renido Petritaj, themeloi me 100 lekë në shtator 2005 kompaninë 2 F Construcion LTD, të cilën herë e pezullonte dhe herë e aktivizonte deri në vitin 2016. Në vitin 2017 i ndryshon emrin nga 2 F Construcion LTD në Rafin Company.

Nga viti 2017 dhe deri më tani, Renido Petritaj ka arritur të fitojë rreth 70 tendera publikë me një vlerë rreth 30 miliardë lekë ose 30 milionë euro, e vetme dhe në bashkëpunim, një shifër e jashtëzakonshme për një kompani që e ka nisur nga zero në 2017, me kapital 100 lekë.

 

Gjysmën e vlerës së tenderëve i ka marrë nga Bashkia e Tiranës, nën dyshime të forta të një lidhje klienteliste, e cila do të jetë objekt i një artikulli tjetër.

Në shkurt të vitit 2022, Fabiola Petritaj themelon kompaninë General Trading, me objekt import, eksport dhe shitje të materialeve industriale, bujqësore, ndërtimi etj.

 

Në 8 dhjetor 2022, kompania kalon në emrin e vëllait, Renido Petritaj, i cili ka nisur të marrë tenderë. Pas kalimit të kompanisë në emrin e tij, Renido Petritaj ka marrë 4 tenderë me kompaninë e re dhe pa përvojë, dy nga të cilat nga Bashkia e Tiranës.

Pse duhen kaq shumë kapakë pusetash?

Fondi gjigant për kapakë pusetash nuk justifikohet as me çmimin e lartë për një copë dhe as me numrin e madh në total.

 

Ku duhen vendosur 2600 kapakë pusetash, që janë prokuruar në këtë tender? Çdo rrugë e re apo që rikontruktohet pajiset me puseta nga kompanitë që zbatojnë kontratat. Kaq shumë vjedhje dhe dëmtime pusetash ndodhkan brenda një viti?! Vëmë re se një kapak pusete kushton mesatarisht 200 mijë lekë (më shumë se sa një frigorifer). Ky është një fond që në rastin më të mirë po shpërdorohet, por SPAK-u mund të gjejë edhe elementë të vjedhjes.

Çdo e dhënë më sipër tregon qartë se Veliaj po shpenzon për këto kapakë pusetash si të jenë prej floriri.

Lexo edhe: Kapakë prej floriri, Veliaj hedh 500 MLN lekë në zgarat e pusetave

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzuimafrim qendroErion VeliajFabiola PetritajkapakePrefekti TiranesqendroRenido Petritajtender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Berisha përplaset me Spiropalin: Ja sëmundja që të mundon ty…

Berisha përplaset me Spiropalin: Ja sëmundja që të mundon ty...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com