GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gruaja fundosi burrin, si i tregoi policisë për drogën e paketuar…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gruaja fundosi burrin, si i tregoi policisë për drogën e paketuar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gruaja e Eduard Mehmetaj, njërit nga personat e shpallur në kërkim gjatë operacionit antidrogë në Fier, ku policia sekuestroi 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, rezulton të ketë bashkëpunuar dhe treguar në polici për aktivitetin kriminal të burrit të saj.

Gjatë këtij aksioni të kryer 10 ditë më parë, u arrestua Osmën Mehmetaj babai i Eduardit dhe Panajot Shahaj, komshiu i personit të shpallur në kërkim Eduard Mehmetaj.

Në dosjen hetimore të siguruar nga “Ora News”, del se mjaft të dhëna për identifikimin e personave ka dhënë gruaja e Eduardit, shtetasja E. Mehmetaj.

Sipas saj,automjeti tip “Volvo” ku policia gjeti lëndën narkotike, është i rregjistruar në emër të burrit të saj Eduartit, por nuk e ka blerë ai vetë.

Sipas dëshmitares mjetin e kanë blerë shokët e burrit, për të cilët nuk ka dijeni se, si quhen dhe se nga janë. “…automjeti ka rreth dy muaj i parkuar dhe nuk ka lëvizur që nga dita që është parkuar.

Në lidhje me makinerinë e presimit nuk e di se e kujt është, por atë e ka sjell Eduardi në shtëpi me mjetin e tij tip “Audi”, rreth dy muaj më parë….

Me makinerinë e presimit të pakove me lëndë narkotike, Eduarti ka paketuar në 7 shtator 2023 së bashku me Asqeri Shahaj i cili është gjitonë i lagjes tonë…”-ka rrëfyer E. Mehmetaj.

Kjo e fundit ka vijuar dëshminë e saj në polici se lëndën narkotike Eduarti e ka sjellë një ditë para, se në shtëpi të shkonte policia.

Po atë natë ka bërë paketimin dhe vendosjen në makinën “Volvo” të pakove së bashku me Asqeri alias Panajot Shahaj.

Eduard Mehmetaj, merrej me izolimin e soletave të shtëpive dhe lyerjen e makinave. Persona të tjerë kanë çuar në servisin e tij një automjet “Volvo”, duke e kontraktuar atë të kryejë modifikimet e mundshme me qëllim fshehjen e 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Greqisë.

Por në dijeni të këtij plani është vënë dhe policia e Fierit, duke arritur të zbulojë makinën dhe sasinë e drogës.

Për këtë ngjarje është arrestuar babai dhe komshiu i Eduard Mehmetaj. Ndërsa ky i fundit vijon të jetë në kërkim. /Ora News/

Etiketa: burridrogaFierGruajaKryesore1rrefimi

Lajme të lidhura

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon
Aktualitet

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…
Aktualitet

Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

19:02 - 03/08/26
Para
Borxhi ndaj OSHEE arrin 687 mln euro, familjarët e ulin, shteti e biznesi në rritje

OSHEE: Ndërprerje energjie në Shkodër më 19-20 shtator

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!
Breaking Views

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26

Në ditën e 65-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë lënë një tjetër mesazh simbolik në...

Lexo më shumë
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com