GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Investigimi që faktoi mashtrimet e Veliajt, OSBE e nderon me çmim

18:16 - 18/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Investigimi që faktoi mashtrimet e Veliajt, OSBE e nderon me çmim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

OSBE ka vlerësuar me çmim investigimin e gazetares, Arbjona Çibuku nga Citizens Channel, me titull “Pylli orbital i Tiranës është 200 vite larg”.

Shkrimi është botuar 27 prill 2023, rreth 3 javë para zgjedhjeve vendore, ndërsa ai fakton mashtrimet e kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me pyllin orbital.

“Projekti strategjik “Metrobosco”, i njohur si pylli orbital është pjesë e planit urbanistik Tirana 2030, përgatitur nga arkitekti italian Stefano Boeri. Ky plan parashikon ngritjen e një “kufiri-hijebërës” prej 2 milionë pemësh frutore e parqesh rreth qytetit, që do të shërbente për të kufizuar ndërtimet dhe konsumin e tokës.

Citizens Channel e ka ndjekur në vazhdimësi ecurinë e punës për krijimin e pyllit orbital. Në një investigim të publikuar një vit më parë, u zbulua se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), në katër vite kishte mbjellë në total 58,000 pemë, pra një mesatare prej 1,208 pemësh në muaj.

Ky ritëm ka rënë në 19 muajt e fundit, pasi gjatë kësaj periudhe APR njofton se ka arritur të mbjellë vetëm 2,987 pemë dhe shkurre, me një mesatare që ka rënë drastikisht në vetëm 157 pemë në muaj”, thuhet në artikull.

Në vijim, duke publikuar edhe një reagim nga institucioni që drejtohet nga Veliaj, në artikull thuhet  “Bashkia Tiranë tha se nga fillimi i aplikimit të planit e deri më tani janë mbjell gjithsej 60,987 dru dhe shkurre”.

“Nëse do të marrim në konsideratë ritmin e gjashtë viteve të fundit (rreth 10,000 pemë në vit), Bashkisë Tiranë do i duheshin 200 vjet për të mbjellë dy milion pemët e premtuara në pyllin orbital.

Ndërkohë, në datën 26 mars, Kryetari i Bashkisë së Tiranës mbajti një ceremoni ku mbolli pemën e 1 miliontë dhe tha: “Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm”.

Dështimi për realizimin e projektit të “Pyllit Orbital”, konfirmohet edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Një auditim i bërë në vitin 2022 theksoi se ky projekt rezulton me nivel shumë të ulët realizimi, për shkak të pamundësive financiare dhe mungesës së hapësirës së nevojshme për mbjellje.

Nëse 1 milionë pemët e mbjella nuk janë pjesë e pyllit orbital, ato duhet t’i përkasin një tjetër plani strategjik të Bashkisë Tiranë. Projekti Strategjik 03, i Planit “Tirana 2030”, premton krijimin e dy unazave të gjelbra brenda qytetit. Unaza e gjelbër parashikohet të jetë e dedikuar për këmbësorët, çiklistët dhe lëvizshmërinë në shina”, thuhet në artikull.

Investigimi që u vlerësua me çmim nga OSBE, rrëzon propagandën që herë pas here kryebashkiaku I Tiranës, përdor sa herë ndodhet në vështirësi apo sa herë I duhet për të grumbulluar votat për mandatin e rradhës.

Dhe përgjigjen më të mirë, kryebashkiaku Veliaj e mori sot nga OSBE, që vlerësoi me çmim artikullin investigues mbi mashtrimet e herëpashershme të lali Erit me projektet e gjelbërimit në Tiranë.

 

Etiketa: cmimgazetaremashtrimOSBEVeliaj

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Tirana “blindon” vendin e parë, Kukësi në krizë të thellë

Tirana “blindon” vendin e parë, Kukësi në krizë të thellë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com