GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shtohen kompanitë e shërbimit postar, tregu pësoi një rritje të të ardhurave me 18 për qind

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtohen kompanitë e shërbimit postar, tregu pësoi një rritje të të ardhurave me 18 për qind
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viti 2020 pavarësisht situatës së pandemisë që rezultoi në humbje të mëdha për shumë biznese, për tregun postar ndikoi krejt ndryshe.

Ofruesit e shërbimeve postare raportuan 2.8 miliardë lekë apo rreth 22.5 milionë të ardhura çka në raport me një vit më parë kishin një rritje me 18 për qind.

“Pjesën më të madhe në këtë treg e zotëron ofruesi i shërbimit universal “Posta Shqiptare” sh.a., me një total të ardhurash 1,5 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel si viti 2019, nga të cilat rreth 1,3 miliardë lekë janë të ardhura të gjeneruara nga shërbimi universal. Ofruesit e tjerë të shërbimeve postare kanë realizuar të ardhura në total rreth 1,3miliardë lekë një rritje me rreth 59% krahasuar me vitin 2019 (825 milionë lekë)” thuhet në raportin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Tregtia elektronike ka shërbyer për të nxitur edhe hyrjen e operatorëve të rinj në treg. AKEP raportoi se nga 26 operatorë që numëroheshin deri në fund të vitit 2020, tashmë ky numër ka arritur në 31 në fund të tremujorit të parë 2021.

Izolimi dhe ngadalësimi i transportit ka bërë që numri i pakove të përpunuara gjatë vitit 2020 të jetë më i ulët sesa viti 2019. Ndërkohë që në tregun e brendshëm mbyllja e bizneseve dhe dyqaneve fizike nxiti shpërndarjen përmes postave çka është reflektuar tek sasia e pakove të shpërndara nga operatorët.

“Numri total i objekteve postare të pranuara gjatë vitit 2020 nga “Posta Shqiptare” dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare ishte rreth 24.7 milionë, një rënie me rreth 4% krahasuar me vitin 2019. Kjo tkurrje ka ardhur si rezultat i tkurrjes së volumit të shërbimeve postare të Postës Shqiptare, e kundërta ka ndodhur me volumet e pranuara nga ofruesit e tjerë të shërbimeve postare, të cilat përgjatë vitit 2020 kanë shënuar rritje për të gjithë treguesit e shërbimit jo-universal dhe atij ekspres.

Rritjen më të madhe e ka shënuar shërbimi jo-universal postar për postën brenda vendit me rreth 174%, ndërkohë edhe shërbimi postar ekspres brenda vendit ka shënuar rritje me rreth 39% krahasuar me vitin 2019. Rritje ka shënuar edhe posta ndërkombëtare, por kjo rritje ka qenë në nivele më të ulëta, rreth 10-13%.

Efektet e mbylljes si shkak i pandemisë, kryesisht gjatë tremujorit të dytë 2020, kanë bërë që ofruesit e shërbimeve tregtare si edhe ato financiare të zhvendosen nga metodat e prezencës fizike në dyqane drejt kryerjes dhe marrjes së këtyre shërbimeve online dhe me korrier (postë).” thuhet në raport.

Pse shënuan rënie treguesit e shërbimit universal postar?

Situata e pandemisë krijoi idenë se gjithçka tashmë do të orientohej tek posta dhe ashtu ndodhi me një pjesë të bizneseve që iu drejtuan tregtisë elektronike. Por shërbimi universal postar në totalin e tij ka pësuar ulje në raport me 2019 dhe AKEP shpjegon edhe arsyet pse.

“Disa nga arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e treguesve të shërbimit universal postar renditen si më poshtë:

a) përballimi i pandemisë Covid-19 kërkoi mbylljen e bizneseve dhe kufizimin e lëvizjes së popullatës në fasha të caktuara orare për një periudhë të konsiderueshme kohore, duke sjellë ndërprerje të korrespondencave ndërmjet bizneseve (B2B), bizneseve me konsumatorët (B2C) dhe anasjelltas, dhe duke penguar paraqitjen e klientëve në sportelet e “Posta Shqiptare” për shfrytëzimin e shërbimeve postare;

b) kalimi në punën në shtëpi (telepunë) i administratës qendrore dhe lokale, në përgjithësi ndikoi në reduktimin e përdorimit të postës së letrave dhe rriti përdorimin e postës elektronike (e-mail); c) situata e pandemisë Covid-19, solli ndërprerje të fluturimeve civile për disa muaj, duke ndërprerë dhe vijimin e rregullt të postës ajrore. Për kryerjen e shërbimit postar ndërkombëtar u bashkëpunua me DHL dhe FedEx, duke vijuar dërgesat postare me avionët e këtyre kompanive postare” thuhet në raport.

Etiketa: ekonomiPostasherbim postarte ardhuraTregu

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
Voltana Ademi letër ambasadorëve: Duan të zëvendësojnë në mënyrë të paligjshme organet drejtuese të Shoqatës së Bashkive

Voltana Ademi letër ambasadorëve: Duan të zëvendësojnë në mënyrë të paligjshme organet drejtuese të Shoqatës së Bashkive

TË FUNDIT

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rritje 0.47% në tremujorin e dytë 2026, pas një rënie...

Lexo më shumë
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com