GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Levandovski i treti futbollist me më shumë gola në kupat e Europës

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Legjenda e Bajernit flet për “Topin e Artë”: Levandovski e meriton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është padyshim një makineri për të shënuar gola. Robert Lewandowski gjithnjë e më shumë po bëhet një rekordmen i golave, dhe është nga të paktit që ka më shumë se 600 në karrierë. Legjenda polake e futbollit arriti në 100 rrjeta në kupat europiane, pasi shënoi për Barcelonën në fitoren 5-0 ndaj Antwerpit të Belgjikës.

Veterani 35-vjeçar ia ka dalë në vetëm 139 ndeshje me mesataren 0.72 gola për ndeshje. Ai ka 92 gola në Champions, dhe 8 të tjerë në Kupën UEFA, Ligën e Europës dhe raundet eliminatore të këtyre dy konkurrimeve.

Shumicën dërrmuese ka realizuar për Bayern, ndërsa më pak për Dortmundin e më pak ende tek Barcelona. Sulmuesi është i treti në histori që arrin 100 golat në Europë, pas Cristiano Ronaldos dhe Leo Messi.

CR7 ka rekordin në Ligën e Kampionëve me 140 rrjeta dhe me 145 në kontinent, ndërsa argjentinasi është përkatësisht me 129 në Champions dhe 132 në në Europë. Lewandowski ka mesatare më të mirë shënimi në Champions sesa dy superyjet, me 0.82 gola për ndeshje ndaj 0.79 të Mesit e 0.77 të Ronaldos.

Padyshim që kapiteni i Polonisë do të synojë të arrijë 100 tundjet e rrjetave në Ligën e Kampionëve dhe i ka që të gjitha mundësitë për t’ia dalë, por vështirë që të mbërrijë apo të kalojë rekordin e Ronaldos apo nivelin e golave të Messit.

 

Etiketa: Levandovski

Lajme të lidhura

Kushte moderne, FSHF miraton bashkëpunimin për ndërtimin e dy fushave të reja të futbollit në Shkodër
Sport

Kushte moderne, FSHF miraton bashkëpunimin për ndërtimin e dy fushave të reja të futbollit në Shkodër

11:17 - 20/11/26
UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit
Sport

UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

09:34 - 20/11/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran vlerësohet në Itali: Heroi i Shqipërisë, por nuk është i pari
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran vlerësohet në Itali: Heroi i Shqipërisë, por nuk është i pari

21:44 - 19/11/26
Para
Evropa si Perandoria Romake, mund të rrëzohet nga emigracioni

Evropa si Perandoria Romake, mund të rrëzohet nga emigracioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bizneset në Shqipëri paguajnë korrupsion për ndryshimin e ligjeve
Aktualitet

Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive

11:21 - 20/11/26

Në Shqipëri shqetësimet për korrupsionin janë rritur se tepërmi gjatë këtij viti, teksa në vendet e Ballkanit Perëndimor po shënojnë...

Lexo më shumë
Kushte moderne, FSHF miraton bashkëpunimin për ndërtimin e dy fushave të reja të futbollit në Shkodër

Kushte moderne, FSHF miraton bashkëpunimin për ndërtimin e dy fushave të reja të futbollit në Shkodër

11:17 - 20/11/26
Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë

Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë

11:03 - 20/11/26
Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë

Drejtoresha e Postës kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit ia kalon çështjen GJKKO-së

10:43 - 20/11/26
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

10:04 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com