Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Mat. Burime nga policia për gijotina.com bëjnë me dije se dy persona, babë e bir, kanë rënë në prangat e Policisë në Burrel pasi kanë dhunuar fizikisht nusen 19 vjeçe.
Sipas Policisë bashkëshorti i të resë, 29-vjeçari me emrin Driland Ziba dhe vjehrri, 57-vjeçari Bestar Ziba, dhunuan të renë, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Ajo u dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post