GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka zv president i UEFA, media greke: Shqipëria hapi një faqe të re

15:50 - 27/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka zv president i UEFA, media greke: Shqipëria hapi një faqe të re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armand Duka u zgjodh zëvendës president në UEFA, i dyti pas Ceferin. Ky është një moment historik jo vetëm për kreun e FSHF, karriera e së cilit kulmoi në ditën e djeshme, por edhe për futbollin shqiptar.

Shqipëria ka zërin e saj dhe është e dyta nga rëndësia në mes të të gjithë Federatave të Futbollit në Europë! Në kufijtë e çmendurisë, por ky është realiteti i ri. Një jehonë e madhe ndërkombëtare është bërë për këtë post të ri të Dukës.

Në Serbi kanë xhelozuar jo pak për faktin se Shqipëria ka një përfaqësues në nivele kaq të larta. Nga krahu tjetër, media më e madhe në Greqi, Gazzeta.gr, e ka përshkruar në këtë mënyrë: “Një moment historik për futbollin në Shqipëri, Duka është zëvendës president në UEFA. Futbolli shqiptar hap një faqe të re me këtë zgjedhje, duke qenë numri dy në UEFA”.

Nga krahu tjetër “Klix.ba” në Bosnje shkruan: ‘Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, ka marrë një besim të madh nga shtëpia ombrellë e futbollit europian për shkak se është zgjedhur nënkryetar i UEFA-s. Shqipëria ka sot njeriun e dytë të futbollit europian. Duka është zgjedhur nënkryetar i UEFA-s dhe do të jetë “dora e djathtë” e Aleksandër Çeferinit. Kështu, UEFA i besoi shumë Dukës dhe njëkohësisht ai u bë njeriu i parë nga Shqipëria që mban një post kaq të rëndësishëm. UEFA u orientua nga fakti se Duka është përfshirë prej kohësh në ngjarjet në futbollin europian dhe ka shumë përvojë në menaxhimin e futbollit në Europë”, shkruan media boshnjake.

“24ur.com” tregon nga ana tjetër se Armand Duka ka marrë vendin e Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Gjithashtu edhe “Sportsportba” ka folur për këtë arritje të Shqipërisë dhe Armand Dukës, duke treguar edhe disa detaje nga pagesa:‘Nëse një anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA paguhet 160.000 euro në vit, një zëvendës president në UEFA përfiton 250.000 euro në vit”, shkruan “Sportsportba”.

Etiketa: dukaKryesore1

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
UEFA Development U-15 për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Luksemburgut

UEFA Development U-15 për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Luksemburgut

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com