GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

KFOR-i në Veri? Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

22:17 - 28/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënoi me vrasje Albin Kurtin, arrestohet një person në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Kurti, në një intervistë për median boshnjake “Hayat TV”, ka thënë se është Policia e Kosovës ajo që përgjigjet për sigurinë në Kosovë, pastaj vijnë EULEX-i dhe KFOR-i.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta nga policia jonë dhe KFOR-i në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është e përcaktuar. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet të ndryshojë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Shqipërisë ka thënë sot se KFOR duhet ta marrë sa më parë në kontroll veriun e Kosovës, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet dhe të mos ketë më viktima si pasojë e sulmeve.

Sipas tij kjo gjë duhet të kishte ndodhur më parë, por megjithatë më mirë pak vonë se sa shumë vonë.

“…Për të parandaluar me çdo mjet këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun Kosovës. Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia. Këtu s’ka rëndësi se kush e kërkon, këtë e kërkon situata. Po të ishte bërë më parë kjo nuk do të kishte ndodhur. Pak vonë sipas meje, por më mirë pak vonë se sa shumë vonë”, shtoi Rama.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

Presidenti serb këtë thirrje e bëri gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen.

“E përsërita kërkesën që sigurinë në veri të Kosovës ta marrin pjesëtarët e KFOR-it, i cili ka kapacitete për të parandaluar veprimet e dhunshme të Prishtinës”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe. Gjatë këtij sulmi të grupit terrorist serb u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagos një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës.

Grupi i armatosur – që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash – më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë.

Policia dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë thënë se udhëheqës dhe pjesëmarrës i këtij sulmi ishte Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Për pjesëmarrjen e Radoiçiqit – i cili është nën sanksione amerikane dhe kërkohet në Kosovë për frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor të njohur si Brezovica – Sveçla ka publikuar edhe një video të incizuar me dron, që tha se e shfaq zyrtarin e Listës Serbe në Banjskë.

Etiketa: Kryesore1Kurti

Lajme të lidhura

Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta…
Kosovë & Rajon

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët

11:31 - 17/04/26
Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës

21:55 - 16/04/26
E çuditshme në Fier, djeg 25 dele vetëm me një cigare
Aktualitet

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, institucionet e fshehin sëmundjen

14:02 - 15/04/26
Para
Gërvalla-Ramës: Para se të japësh propozime, konsultohu me ne

Gërvalla-Ramës: Para se të japësh propozime, konsultohu me ne

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mbyll protestën: U goditën qëllimisht drejtuesit e lartë të PD-së, Boçi dhe Balliu në spital
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: U goditën qëllimisht drejtuesit e lartë të PD-së, Boçi dhe Balliu në spital

22:26 - 17/04/26

Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalimin e mbylljes së protestës nga selia blu, denoncoi dhunën policore ndaj protestuesve dhe...

Lexo më shumë
Protesta e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar

Protesta e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar

22:05 - 17/04/26
Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

21:56 - 17/04/26
Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

21:43 - 17/04/26
Deputetët lëndohen nga gazi lotsjellës, Berisha merret nga truprojat

Deputetët lëndohen nga gazi lotsjellës, Berisha merret nga truprojat

21:33 - 17/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com