GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tenderat/ Denoncimi i PD: Zv.ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen

11:31 - 30/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderat/ Denoncimi i PD: Zv.ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Rithemelimit, Genta Vangjeli, ka denoncuar mënyrën e hartimit të tenderave, pasi sipas saj lë vend për paracaktim të fituesit.

Në denoncimin e saj, Vangjeli tha se Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshti me ligjin për prokurimin publik.

Duke u ndalur në tenderin e fituar nga zv.Ministrja e Arsimit Albana Tole, Vangjeli thotë se kjo e fundit, do duhej që para marrjes së detyrës së zv.ministres ose të ishte vetë përjashtuar shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore. Zëdhënësja shprehet se “zv.ministria e Arsimit duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik dhe të kthejë vlerën e përfituara nga shoqëria ku bën pjesë aktive si aksionere.”

DEKLARATA:
Në buletinin nr.60, 3 Korrik 2023 Ministria e Mbrojtjes shpall fitues për tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion”, me fond 66.6 milionë lekë bashkimin e operatorëve ku bën pjesë shoqëria “Tirana Due shpk. Për këtë procedurë bie në sy fakti i paraqitjes së vetëm 1 ofertë, duke krijuar dyshime të arsyeshme se kriteret kualifikuese dhe specifikimet teknike në dokumentat e tenderit hartohen në mënyrë të tillë për të paracaktuar fituesin e shpallur.

Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshtim me të paktën nenin 2 dhe 3 të ligjit nr.162/2020 për prokurimin publik, ku parashikohet:

 

c) nxitja e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;
ç) nxitja e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë;

 

Ministria e Mbrojtjes për këtë procedurë shpalli fitues ofertuesin e vetëm me vlerë 64.3 milion leke ose pothuajse 97% e fondit limit.

Informojmë publikun se në zotërim aktiv të aksioneve të kesaj shoqërie rezulton pronare me 15% zv.Ministrja e Arsimit Albana Tole në këtë detyre prej nëntorit 2021. A ishte në dijeni të këtij fakti Autoriteti Kontraktor i cili shpalli fituesin për prokurimin e mësipërm? Nga transaksionet e Thesarit rezulton se gjatë vitit 2022 dhe 2023 Tirana Due shpk ku është pronare aktive edhe zv.ministrja, ka përfituar 555.306.360 milion lekë të vjetra të gjitha nga Ministria e Mbrojtjes (Reparti Ushtarak Nr.4300 Tirane).

Neni 27 pika B dhe C i ligjit Nr .9367 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE thotë:

Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri:

b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar,
ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme

c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj.
Si mundet atëherë të ushtrojë detyrë shtetërore pronarja e shoqërisë tregtare Tirana Due shpk?

Znj. Tole para marrjes së detyrës së zv ministres duhet ose të ishte vetë përjashtuar shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore. Çfarë mund të kërkojë qeveria nga të tjerët sa u takon standardeve, kur zyrtarët e lartë janë të parët që nuk zbatojnë dispozitat ligjore, por përfitojnë sa dhe ku munden nga influenca e funksionit publik që ushtrojnë. Zv. ministria e Arsimit duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik dhe të kthejë vlerën 555.306.360 milion lekë të vjetra, të përfituara nga shoqëria ku bën pjesë aktive si aksionere. Formula bëni si themi në, por mos bëni si bëjmë ne, është slogan hajdutësh jo shtetarësh.

Etiketa: DenoncimiGenta VangjeliPD

Lajme të lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Para
Rrjedhje gazi në një karburant në Shkozë, evakuohen banorët

Rrjedhje gazi në një karburant në Shkozë, evakuohen banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com