GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të tërheq forcat ushtarake të vendosura pranë kufirit me Kosovën.

Vuçiq tha sot se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë vendkalimet kufitare me Kosovën.

“Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian”, tha ai.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të na prishin pozicionin që kemi ndërtuar prej një viti? Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë”, tha presidenti serb Vuçiq, në një deklaratë për “Financial Times”.

Sipas mediave serbe, Vuçiq tha se paralajmërimet e Uashingtonit janë joproporcionale për shkak se numri i forcave serbe në terren po zvogëlohet.

“Vitin e kaluar kemi pasur 14,000 njerëz afër vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000”, tha Vuçiq.

Ai tha se është “gënjeshtër e pastër” se Serbia po e dërgon ushtrinë në vijën administrative. “Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të rrezikonte pozitën e saj në negociatat me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq.

Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar që kur më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Në një aksion pasues, nga përplasja e Policisë me grupin e armatosur mbetën të vrarë tre sulmues. Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan.

Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Në aksion është kapur arsenal armësh.

Serbia pati dislokuar ushtrinë përgjatë kufirit me Kosovën dhe menjëherë ka nxitur reagimet e ndërkombëtarëve që i kanë kërkuar largimin. Të shtunën janë vënë re lëvizje tërheqëse, por ende s’ka zyrtarizim. NATO-ja ka shtuar forcat në veri. E, Qeveria e Kosovës ka thënë se në afërsi të kufirit është vendosur edhe artileria e rëndë e Ushtrisë së Serbisë.

Etiketa: Kryesore1Vucic

Lajme të lidhura

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja
Breaking Views

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia
Kosovë & Rajon

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia

08:52 - 30/07/26
Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë
Aktualitet

Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë

08:15 - 30/07/26
Para
Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të Federatës Lituaneze të Futbollit në FIFA

Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të Federatës Lituaneze të Futbollit në FIFA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com