GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Seksologu: Seksi aktivitet i rëndë fizik, vdesin jo vetëm në motele por edhe në shtëpi

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Seksologu: Seksi aktivitet i rëndë fizik, vdesin jo vetëm në motele por edhe në shtëpi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seksologu kosovar Hajrullah Fejza ka folur për rastet e vdekjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Ai u shpreh se njerëzit humbin jetën duke bërë seks, jo vetëm në motele por edhe në shtëpi.Seksologu Fejza tha se “seksi është aktivitet i rëndë fizik”, ndaj të moshuarit dhe ata që kanë probleme me zemrën duhet të konsultohen me mjekët për të marrë këshilla, se si duhet të veprojnë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Fejza theksoi se të moshuarve “nuk u duhet thënë që s’mund të bëjmë seks”, por ata duhet të kenë kujdes me përdorimin e viagrave, si edhe të mos sforcohen shumë gjatë aktit.
“Normal që shkojnë në motele, ata që kanë nevojë e bëjnë. Vdekjet ndodhin për shumë arsye, duhet të mos përdorin viagrën. Shkaku kryesor janë mjekët dhe farmacistët, nuk mundesh t’i thuash njerëzve të moshuar se nuk kanë më nevojë për seks, por duhen këshilluar çfarë duhet të marrin, si funksionon ilaçi, si duhet ta përdorin. Nuk e pyesim dhe as nuk i tregojmë, shumica vdesin nga përdorimi i gabueshëm. Arsyeja tjetër është se harron moshën dhe nuk duhet të sforcohet shumë kur kryen marrëdhënie seksuale, vdesin nga mbingarkesa fizike.
Është e pakuptimtë t’i thuash dikujt që ke arritur një moshë të caktuar dhe s’duhet të bësh seks, por duhet ta udhëzosh. Njerëzit vdesin duke bërë seks edhe në shtëpi, seksi duhet të përshtatet me moshën. Seksi është aktivitet fizik goxha i rëndë, ata që kanë probleme me zemrën, duhet të të konsultohen me mjekun, kjo do të zvogëlonte numrin e vdekjeve gjatë seksit në shtëpi dhe motel. Njerëzit në aktivitete fizike të ndryshme, çdo aktivitet fizik ka rrezik”, tha Hajrullah Fejza për “Kanali 10”.
Seksiologu theksoi se për të zvogëluar nivelin e stresit njerëzit duhet të bëjnë sa më shumë seks “pasi është ilaçi kryesor”. Ai shtoi se masturbimi është “i mirë”, përveç rasteve kur “bëhet me qëllim për të shmangur kryerjen e marrëdhënieve seksuale me partneren/in”.
“Seksi është aktivitet anti-stres. Për të zvogëluar dukshëm nivelin e stresit, seksi është ilaçi kryesor. Bëj sa më shumë seks. Marrëdhëniet seksuale janë vetëm dhe në çift, vetëm kryet masturbimi, nuk është i dëmshëm.
I dëmshëm është vetëm kur bëhet me qëllim për të shmangur marrëdhënien seksuale me partnerin/en. Ka shumë çifte që nuk bëjnë seks dhe për egoizmin e vet masturbohen, për të “dënuar” partneren/in, vetëm në këtë moment është i dëmshëm, në momente të tjera është i mirë”, u shpreh seksologu Fejza.

Etiketa: seksiseksologuvdesin

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Bërdariç: Zhvilluam një ndeshje perfekte, na penalizoi kartoni i kuq

Bërdariç: Zhvilluam një ndeshje perfekte, na penalizoi kartoni i kuq

Discussion about this post

TË FUNDIT

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 - 20/10/26

1300 pedagogë të mbledhur para Universitetit Politeknik i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Ata u shprehën se nuk protestuesit nuk...

Lexo më shumë
Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

13:01 - 20/10/26
Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26
Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

12:45 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

12:36 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com