Selena Gomez ka folur për thashetheme se ajo ka mosmarrëveshje me Dua Lipën pasi e bëri ‘unfollow’ në Instagram.
Selena vendosi që më në fund të fliste për këtë pasi ajo u shfaq në kopertinën e edicionit të fundit të “Fast Company”.
Ish-ylli i Disney shpjegoi: “Ishte një aksident”, shkruan DailyMail.
“Sapo pastroja disa nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-?”, tha Selena.
Menjëherë pas kësaj, Selena e mbështeti publikisht Duan si për të treguar se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre.
Ajo postoi një foto mahnitëse me një fustan me model fluturash “Versace” me mbishkrimin: “Një moment i vogël Versace/Dua”.
Javë më parë Selena la pas krahëve një tjetër grindje teksa mbështeti me kënaqësi këngën e ardhshme të Miley Cyrus , “Used To Be Young”, pasi njoftoi se do të lëshojë gjithashtu muzikë të re në të njëjtën ditë.
Themeluesja e “Rare Beauty” ndau një klip nga një episod i Hannah Montana ku ajo portretizoi rivalen e Cyrus, Mikayla Skeech, në serinë e suksesshme të kanalit Disney.
Më 24 gusht, aktorja e “Only Murders In The Building” u shfaq në rrjetet sociale dhe i befasoi fansat kur zbuloi se do të lansonte muzikë të re.
Single “Soon” – i cili është prodhuar nga Benny Blanco dhe Cashmere Cat – vjen pas publikimit të remix-it të saj hit, “Calm Doën”, me Rema vitin e kaluar në 2022.
Discussion about this post