GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Kjo është diferenca ideale e moshës mes çifteve, sipas shkencës

12:03 - 04/10/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Kjo është diferenca ideale e moshës mes çifteve, sipas shkencës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njerëzit thonë se dashuria është e verbër, por një studim pretendon se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj.

Ideja për të takuar dikë dukshëm më të vjetër (ose më të ri) se ju, ende ngre jo pak reagime.

Rasti konkret: zhurma rreth historisë së takimeve të Leonardo DiCaprio-s ose Robert De Niro që së fundmi u bë baba në moshën 79-vjeçare.

Partnerja e De Niros, Tiffany Chen, është 45 vjeç, ndërsa DiCaprio, dihet se preferon të takohet me njerëz nën moshën 25 vjeç.

Kur presidenti francez 45-vjeçar Emmanuel Macron u zgjodh në vitin 2017, bota u trondit nga fakti se gruaja e tij, Brigitte Trogneux, ishte 25 vjet më e madhe se ai dhe tani është 70 vjeç.

Në atë kohë, Macron kishte folur për obsesionin ndërkombëtar me diferencën e moshës mes tij dhe partneres.

“Nëse do të isha 20 vjet më i madh se gruaja ime, askush nuk do të mendonte për asnjë moment se ne nuk mund të ishim ligjërisht bashkë ”, tha ai për Le Parisien.

“Është për shkak se ajo është 20 vjet më e madhe se unë që shumë njerëz thonë, ‘kjo marrëdhënie nuk mund të jetë e qëndrueshme, nuk mund të jetë e mundur’.

Ndërsa ka gjithmonë përjashtime nga rregulli, hulumtimi ka treguar se marrëdhëniet me boshllëqe specifike në moshë kanë më shumë gjasa të përfundojnë në ndarje.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, sa më i madh të jetë diferenca në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes.

Pas analizimit të të dhënave nga 3000 njerëz, studiuesit zbuluan se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kanë 18% më shumë gjasa të divorcohen sesa njerëzit e së njëjtës moshë.

Kjo përqindje rritet në 39% për çiftet me  një diferencë moshe prej 10 vjetësh  dhe në 95% për ata që janë “të ndarë” me  dy dekada . Për ato 30 vjet larg , gjasat për divorc janë 172% më të larta se bashkëmoshatarët.

Pra, cila është diferenca ideale e moshës?

Sa i përket  hendekut “ideal” të moshës, në kundërshtim me besimin popullor se çiftet duhet të kenë disa vite diferencë që një marrëdhënie të lulëzojë, studiuesit besojnë se është një vit. Në këtë rast, shanset për ndarje janë vetëm 3%, krahasuar me një çift në të njëjtën moshë ose një çift me shumë vite diferencë moshe.

“Mund të ndodhë që llojet e çifteve me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të ndahen për arsye të tjera ,” tha Hugo Mialon, një nga studiuesit e studimit.

I njëjti hulumtim arriti në përfundimin se sa më gjatë të jetë çifti bashkë , aq më të ulëta janë shanset për divorc. Konkretisht, ata që numëruan pesë vite lidhje kishin 76% më pak gjasa për t’u ndarë.

Etiketa: ciftetdiferenca ideale

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Protestoi “Live” kundër luftës, gazetarja dënohet me 8.5 vite burg

Protestoi "Live" kundër luftës, gazetarja dënohet me 8.5 vite burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com